By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht meritor dhe transparent, probleme më të theksuara në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht meritor dhe transparent, probleme më të theksuara në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit
Lajme

IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht meritor dhe transparent, probleme më të theksuara në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 8:48 AM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit të Shtetit Amerikan, si dhe National Endowment for Democracy (NED) ka publikuar raportin “Përzgjedhja e Kryeprokurorëve-Raport i monitorimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorëve të Prokurorisë se Apelit dhe Kryeprokurorit të pesë (5) Prokurorive Themelore”.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe pesë Prokurorive Themelore (Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj). Bazuar në gjetjet e monitorimit të IKD, ky proces vlerësohet si proces kryesisht i drejtë dhe meritor, me përjashtim të procesit të Prokurorisë së Apelit ku u evidentuan një numër më i madh i problemeve.

Raporti thekson se sa i përket proceseve të përzgjedhjes së kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore, IKD gjeti se procesi ishte përgjithësisht i drejtë, meritor dhe transparent. Panelet vlerësuese aplikuan një qasje të barabartë ndaj kandidatëve dhe dallimet në poentime ishin brenda kufijve të vlerësimit të lirë.

Në lidhje me këto, gjetjet e raportit të IKD-së, vlerësojnë si problematike arsyetimin duke u referuar në performancën e kandidatëve. “Në disa raste, poentimi dhe arsyetimet e dhëna nga anëtarët e paneleve vlerësuese përfshinin vlerësimet e performancës së kaluar të kandidatëve, edhe pse këto janë kritere formale për t’u pranuar në garë dhe jo për të ndikuar në vlerësimin e kritereve për përzgjedhje të Kryeprokurorëve”, thekson raporti.

Sipas gjetjeve të IKD-së, përdorimi i këtij kriteri paraqet vlerësim të dyfishtë derisa mos aplikimi i këtij arsyetimi tek të gjithë kandidatët paraqet një lloj pabarazie. Për këtë arsye, IKD në raport vlerëson se aplikimi i këtij kriteri duhet të shmanget në të ardhmen.

Sa i përket procesit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, IKD ka evidentuar disa probleme. Fillimisht, IKD ka evidentuar diskrepancë të theksuar në vlerësimin e kandidatëve nga anëtarët e panelit vlerësues, ku për të njëjtin kandidat, pikët për të njëjtat kritere ndryshonin ndjeshëm. “Kjo krijoi perceptimin e preferencave personale të anëtarëve të panelit në raport me kandidatët për kryeprokurorë të Prokurorisë së Apelit. Tutje, sa i përket këtij procesi, IKD evidentoi se në një rast, njërit prej kandidatëve nuk iu parashtrua një pyetje e cila i ishte parashtruar të gjithë kandidatëve të tjerë. Derisa në një rast tjetër, në bazë të monitorimit, IKD vlerëson se një pyetje nuk ishte mjaftueshëm e qartë”, thuhet në raport.

Sipas raportit, procesi ishte përgjithësisht transparent, me përfshirjen e monitoruesve të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Megjithatë, panelet vlerësuese nuk siguruan qasje të plotë në arsyetimin e poentimit të dhënë, duke ofruar këto dokumente vetëm në shikim.

Raportin gjen se sa i përket barazisë gjinore, pjesëmarrja e grave ishte shumë e ulët, ku nga 15 kandidatë, 5 prej tyre ishin gra dhe 10 ishin burra. Nga gjithsej gjashtë (6) prokurori, vetëm në dy (2) prej tyre pati kandidate gra derisa në katër (4) prokurori të tjera gara zhvillohej në mes të burrave. IKD në raport rekomandon që në të ardhmen, KPK duhet ta adresojë këtë situatë në kuptim të nenit 4 të Ligjit për Barazi Gjinore.

Përfundimisht, raporti nga monitorimi i IKD-së gjen se procesi ka qenë kryesisht meritor dhe transparent për shumicën e pozitave, me disa probleme më të theksuara në procesin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

TAGGED: #IKD, #Kryeprokurorët, #Kryeprokurori i Apelit, #Përzgjedhja
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këshilltari i qeverisë ukrainase: Putini vizitoi Mariupolin për herë të parë dhe të fundit

Kosova Times Kosova Times March 19, 2023
Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e shitjes së narkotikëve
Temperaturat këtë javë shkojnë 43gradë
Në Mitrovicë, protestë kundër vendimit të Gjykatës Themelore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?