By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike
June 27, 2025
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndryshimi i kufijve, telashe në gjithë Ballkanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndryshimi i kufijve, telashe në gjithë Ballkanin
Lajme

Ndryshimi i kufijve, telashe në gjithë Ballkanin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 11:21 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Wisner thotë se Kosova, për arsyet e veta, duhet të krijojë një asociacion të komunave me shumicë serbe, me përgjegjësi shumë të kufizuara në kulturë, arsim, taksa dhe gjëra të tilla, por që nuk ka status sovran që do ta prishte funksionimin e shtetit të Kosovës

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier – “nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Wisner thotë se Serbia, ende sot e kësaj dite, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, ndaj edhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, sipas tij, nuk funksionojnë. Për arsyet e veta thotë se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por me “përgjegjësi shumë të kufizuara”. Wisner beson se është ende herët të thuhet se çfarë mund të pritet nga administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Administrata e mëparshme e Trumpit ka pasur një sërë idesh, që synonin arritjen e një marrëveshjeje territoriale… Çdo lëvizje drejt këtij objektivi, nuk do të shkaktonte gjë tjetër veçse telashe në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që kjo nuk do ta tundojë administratën e re”, thotë ai. Kosova e ka arritur pavarësinë e saj – një ëndërr të kamotshme – e ka ndërtuar veten si një komb i pavarur dhe ka hyrë pjesërisht në familjen e kombeve, ka shtuar më tej Wisner.

“Por, ajo është kundërshtuar vazhdimisht nga Serbia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e saj. Si rezultat, Serbia ka arritur ta bllokojë anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe një numër shtetesh nuk e kanë njohur. Por, në të njëjtën kohë, Kosova ka arritur që si vend i ri ta përmirësojë gjendjen e saj ekonomike dhe t’i përmirësojë institucionet e saj politike. Pra, do të thosha se është një histori e përzier. Ajo nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por, sigurisht, e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara thotë se derisa Serbia ta pranojë faktin se Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me të, unë nuk pres ndonjë zgjidhje mes tyre. “Institucionet evropiane janë përpjekur shumë për t’i ndihmuar dy palët që ta pranojnë njëra-tjetrën dhe nuk ia kanë dalë. Shtetet e Bashkuara nuk ia kanë dalë. Derisa Serbia të bindet se është në interesin e saj që ta lejojë Kosovën të jetë një vend plotësisht i pavarur, nuk do të ndodhë asgjë, statusi përfundimtar nuk do të arrihet. E përsëris, Serbia në veçanti, nuk është gati të pranojë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë dhe ta pranojë pavarësinë e saj. Derisa të arrihet kjo, nuk shoh zgjidhje të statusit përfundimtar”.

E si kjo mund të arrihet? Wisner mendon se zgjidhja gjendet te Plani i Ahtisaarit. “Nuk ka asgjë të keqe. Problem nuk është plani, por mosgatishmëria e Serbisë për ta pranuar faktin se Kosova është e pavarur. Kosova nuk do të jetë e kënaqur me asgjë më pak se pavarësia. Unë besoj se ideja e komunave [me shumicë] serbe, që të punojnë së bashku, të bashkëpunojnë, t’i ruajnë institucionet kulturore, është mjaft e mirë. Por, unë kurrë nuk kam qenë plotësisht i bindur se Serbia e shikon atë marrëveshje si pjesë të një Kosove të pavarur. Ajo më shumë e sheh si mënyrë për ta reduktuar pozitën e Kosovës si shtet i pavarur. Pra, ideja në parim mbetet e mirë, por derisa nuk shoh një vullnet më të madh të Serbisë për të jetuar me një Kosovë të pavarur, unë nuk pres që ndonjë marrëveshje të funksionojë, të mbahet apo të jetë e suksesshme”.

Wisner thotë se Kosova, për arsyet e veta, duhet të krijojë një asociacion të komunave me shumicë serbe, me përgjegjësi shumë të kufizuara në kulturë, arsim, taksa dhe gjëra të tilla, por që nuk ka status sovran që do ta prishte funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Unë mendoj se është koha e duhur për t’i shtrirë të gjitha përgjegjësitë sovrane të një vendi të pavarur. Kosova, madje, është vonuar. Të gjitha këto gjëra – përdorimi i dinarit serb apo strukturat paralele – janë të dizajnuara nga Serbia për të minuar statusin sovran të Kosovës. Unë, thjesht, nuk i shoh serbët të gatshëm që të heqin dorë prej tyre, pa një goditje të madhe. Dhe, edhe pse mendoj se është herët të flitet, por Ballkani Perëndimor nuk do të jetë prioritet kryesor i politikës së jashtme në administratën e re”.

Administrata e mëparshme e Trumpit, sipas Winserit, ka pasur një sërë idesh, që synonin arritjen e një marrëveshjeje territoriale.

“Mendoj se ato kanë dështuar. Nëse administrata e re do t’u kthehej atyre ideve, mendoj se do të dështojë sërish. Nëse vini në shqyrtim integritetin territorial të vendeve, ju hapni Kutinë e Pandorës, hapni një krizë në të gjithë rajonin, ku shtetet e Ballkanit dhe etnitë e tyre kacafyten se ku duhet të vihen kufijtë. Serbia ka folur për rikrijimin e një Serbie të madhe, që do të ishte mallkim për stabilitetin në Ballkan. Çdo lëvizje drejt këtij objektivi, nuk do të shkaktonte gjë tjetër veçse telashe në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që kjo nuk do ta tundojë administratën e re”, thotë Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner. (REL)

You Might Also Like

SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla emëron Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Misioni i SHBA-së në NATO: Vazhdon përpjekja për mjedis të sigurt në Kosovë
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Aleanca në rritje e dronëve midis Iranit dhe Rusisë
Mbappe: Ëndrra ime u realizua, u bëra lojtar i klubit më të mirë në histori
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?