By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Hovenier rol të rëndësishëm në procesin e pavarësisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Hovenier rol të rëndësishëm në procesin e pavarësisë së Kosovës
Lajme

Osmani: Hovenier rol të rëndësishëm në procesin e pavarësisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 11:21 AM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në takimin lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën, karriera e të cilit, siç tha presidentja është e lidhur ngushtë me historinë e vendit.

Ajo ka theksuar rëndësinë e angazhimit të ambasadorit në mbështetje të shtet-ndërtimit dhe përparimit të vendit, ndërsa ka kujtuar edhe momentin e parë të bashkëpunimit të tyre, kur vendosën lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës,

“Një diplomat, karriera e të cilit është lidhur ngushtë me Republikën e Kosovës në shumë momente historike. Angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pandalshëm që prej 25 vitesh, duke vepruar si një diplomat i përkushtuar në mbrojtjen e së vërtetës. Fillimisht, si pjesë e ekipit të presidentit Ahtisaari, ai luajti një rol të rëndësishëm në procesin që çoi në propozimin e pavarësisë për Republikën tonë. Më pas, ai vazhdoi kontributin e tij gjatë gjithë procesit të shtet-ndërtimit deri te misioni i tij si ambasador. Ka qenë kënaqësi e veçantë që kemi bashkëpunuar gjatë këtyre tre viteve dhe kemi punuar në interes të qytetarëve tan dhe t SHBA-së dhe mbrojtjen e aleancës”, tha ai.

Osmani tha se veprimi i tyre i parë së bashku me ambasadorin ishte vendosja e luleve te shtatorja e Ibrahim Rugovës dhe se sot po e përmbyllin këtë bashkëpunim në të njëjtën mënyrë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se kur ke miqësi që bazohet në vlera edhe populli e shteti ecën përpara. Ajo ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës.

Kurse ambasadori Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, tha se sot e kishte takimin e fundit zyrtar në Kosovë.

“Siç tha Presidentja Osmani, sapo përfunduam takimin tonë lamtumirës, dhe ky është grupi im i fundit i takimeve zyrtare si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Siç e përmendi edhe Presidentja, tre vite më parë, pothuajse saktësisht tre vite më parë, në fillim të janarit 2002, mbërrita në këtë vend. I dorëzova kredencialet e mia Presidentes, dhe akti im i parë zyrtar publik ishte të bashkohesha me Presidenten për të vendosur një kurorë këtu te statuja e ish-Presidentit Rugova. Dhe më dukej shumë e përshtatshme që akti im i fundit zyrtar si Ambasador i SHBA në Kosovë të ishte të mbyllja këtë cikël duke bërë të njëjtën gjë. E bëj këtë në kujtim të Presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar. Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë, dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë. Prandaj, jam shumë krenar dhe i nderuar që mund t’i bëj këtë nder si aktin tim të fundit zyrtar”, tha ai.

You Might Also Like

Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme

Qosja: Nano një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve të pronave të AKP-së RTKlive

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

TAGGED: #Jeff Hovenier, #Vjosa Osmani
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

G7 gati të përshkallëzojë sanksionet mbi të ardhurat ruse nga nafta

Kosova Times Kosova Times October 1, 2025
Nicole Kidman mbërrin në Kroaci, shijon pushimet me familjen
Ushtria izraelite thotë se po e “zgjeron aktivitetin” në Gazë
Mustafa: Çdo gjë pritet nga ata, të cilët pas perdes merren vesh me pasuesit e Millosheviqit
Rusja tregon se si është të flirtosh me burra nga Serbia dhe një tipar që ata kanë që është e vështirë të durosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?