By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partitë politike – ombrellë e qytetarëve të një vendi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Partitë politike – ombrellë e qytetarëve të një vendi
Opinion

Partitë politike – ombrellë e qytetarëve të një vendi

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 3:16 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shefik ShKODRA

-Qytetarët mbështesin liderin e pastër në sjelljen dhe politikën e tij. Zhdërvjelltësinë për një qeverisje të mirë, me sensin se të gjithë qytetarët janë të barabartë pavarësisht cilës partie ose jo partiakë janë ata. Pavarësisht se çfarë feje e ideologjie i përkasin. Qytetarët kanë të drejtë adhurimi dhe refuzimi të cilitdo që e mendojnë pozitiv, por edhe atë që e mendojnë negativ, të vlerësojnë punën e secilit veç e veç. Edhe atyre në opozitë dhe këtyre në pozitë.

Në gjendje normale, personalisht nuk e konsideroj problem se, kush po zgjidhet e kush po dështon. Do të thotë, llogarisim se këto parti, cilado që janë dhe qysh janë, janë parti shqiptare për shqiptarët dhe Kosovën. Qytetarët e përcjellin kursin e tyre teorik dhe praktik për nevojat e tyre, si shërbyes me dozë humanizmi demokracie.

Interesi i qytetarëve të çdo vendi

Dhe është e rëndësishme dhe interesit të veçantë për qytetarët e vendit shumëçka që del prej atyre partive në gara, për institucionet e ardhshme, si:

– A kanë bërë ndonjë reformim në korpusin e tyre të brendshëm;

– A janë distancuar prej disa kolegëve nga mesi i këtyre partive për shumë shprehje publike që mund të devijohet politika e këtij vendi, si vend i pavarur dhe sovran;

– Çfarë është programi e secilës veç e veç për zhvillim ekonomik e punësim; për ngritjen e një standardi të jetës së qytetarëve. Ndoshta kjo do të ishte e para;

– Çfarë është mendimi dhe betimi për integritetin territorial të Kosovës, duke llogaritur këtë vend të të gjithë qytetarëve që kanë jetuar dhe jetojnë aty;

– Marrëdhëniet politike me botën e jashtme;

– Si do ta respektojnë ligjin dhe kushtetutën gjatë qeverisjen, etj.

Disa pika të shkurtra në programet partiake

Kush sa është në gjendje me programin e vet të sjellë të mirat materiale për qytetarët, do të thotë, organizimin dhe stimulimin e veprimtarive. Në prodhimtarinë e vendit. P.sh., në agro-kulturë mund të shtojmë këtë e këtë, si më atraktive dhe cilësore, që deri më tash nuk e kemi pasur; tjetra: në pemëtari, në blegtori çka mund të bëhet më tepër, në krejt resorin e tokës tonë që mund të shfrytëzohet për të ardhmen, të ruhet dhe jo vetëm për nevojat e vendit, por edhe për eksport. Nuk ka asgjë interesant dhe për treg nga ndërtimi i gjithë atyre banesave këtu e tutje. Ato janë një kapital i vdekur. Nuk qarkullon dhe nuk i sjell të mira këtij vendi, sado që nuk mund të përjashtohet asnjë herë Ndërmarrja Ndërtimore. Nuk mund të përjashtohet as barnatorja, por do të mbesin të mjaftueshme për këtë vend këto që janë. Tjetër do të ishte Fabrika Farmaceutike, me prodhime që do të pranoheshin për shëndetin e njeriut, diç më mirë dhe gjetje të pranueshme. Asgjë nga shit-blerja e artikujve nga jashtë: artikujve ushqimorë dhe artikuj tjerë të përditshëm. Po thuajse pjesa më e madhe mund të prodhohen nga vendi. Sa janë cilësorë e të shëndetshëm disa prej artikujve që shiten në tregun tonë për nevoja të përditshme, për shëndetin e njeriut tonë. Çka mund të ndërmarrë qeveria dhe institucionet e ardhshme. Çka mund të bëhet tjetër në arsim, në shëndetësi, në shërbimet administrative të përditshme. Çka ndërrohet (shtohet) në drejtësi në të mirë të qytetarit të vendit. A duhet të ndërmerret edhe diçka për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit, etj.

Reformimi i partive, punë e thjeshtë, por me vullnet

Në vend të atyre kuadrove të vjetra, që e kanë provuar me mandate, kush prej tyre dy e tri herë, për shembull, ka qenë e mira e smirës, që të zëvendësohen me tipa të rinj. Me ata që ende publiku nuk i njeh, por partia ua bën të mundshme t’i njoftoj në masë edhe me cilësitë e aftësitë pragmatike të tyre. Po themi se kemi mjaft kuadro. Pse duhet të ngarendin të njëjtit tipa, pa tjetër që të vendosen në karrigen e institucionit shtetëror. Duke pas parasysh se, çdo njëra prej qeverive të partive të ndryshme kanë pasur lëshime, kush më shumë e kush më pak, pse nuk u deklaruan duke u distancuar para opinionit publik nga gabimet e hershme si qeveritar, apo zyrtarë tjerë, e pastaj të kërkojë nga qytetarët që të votohen për herë tjetër, duke pasur parasysh se do të kthjellet dhe s’do të përsërit të njëjtat në të ardhmen e vet. Edhe kjo ka qenë e mundshme, nëse vërtet dëshiron dikush prej tyre ta provoj edhe një herë me sukses, por jo vetëm sharje dhe etiketa të pa baza për kundërshtarin. Jo të heshtet krejt ajo që është bërë çrregullim nga mandati i tij, cilitdo qoftë. Tash po thirremi gjithnjë në drejtësi, madje kemi edhe ankesa të ndryshme për Qeverinë aktuale. Po ju, nuk i pranoni si opozitë as ligjet, atëherë çfarë mendohet për atë drejtësi te ne?! Kujt kur t’i duhet për nevojat parciale.

Reformim do ta quanim edhe distancimin nga thëniet e disa anëtarëve të partive, thënie publike që bien ndesh me ligjin dhe kushtetutën e vendit, si: një kryetar komune i Pejës, “Albin Kurti po ua bën serbëve të veriut sikur S. Milosheviqi ne shqiptarëve një kohë!” ose ai tjetri i Gjakovës: “Albini është rreziku i Kosovës…”, ose ky ish ministri: “Albini po kërkon votë nga njerëz pa tru”, (kuptohet të gjithë adhuruesit i VV pa tru), ose ai tjetri deputet: “Nuk e di a është vepër terroriste…” (për bombardimin e ujësjellësit, të tjerët e kanë thënë, PO). Kështu nuk flitet, dhe pastaj të kërkohet që të përfaqësosh këtë popull sërish. Ky nuk është unitet për udhëheqjen e vendit. Kjo del si një sakatim. Si diçka e shëmtuar. Si pro një politike të armikut. Si kundërshtar i vendit tënd, zotëri! Organizimet dhe rekrutimet janë të liga. Janë të papërshtatshme. Janë hipokrizi, jo po një refuzim i kësaj dhe pranim i një gjendje, kur Veriu i Kosovës qeverisej prej bandave serbe, të rekrutuara nga Serbia. Dikush është harxhuar shumë për zhurma dhe sharje nëpër ato studiot dhe portalet e fëlliqtë. Bota e qytetëruar qeshet me këta tipa. Prej një shkrumbi, për aq kohë të shkurtër, po dalin në skenë heronj të njëpasnjëshëm, po tash kundër vetvetes.

“Hajde ta rrëzojmë Albin Kurtin, ta çojmë te shtëpia!” Se ti, po qe se vjen do ta rregullosh çdo gjë, sikur ka ndodhur edhe më parë, në mandatin e juaj. Pranojeni, se disa punë që i ka bërë Albin Kurti, nuk do të mund t’i bëni ju asnjëri, veç do t’i shkarravitni. Unë nuk kam asgjë kundër askujt. Vetëm ai që qeveris vendin pa hile, atë e adhuroj dhe e dëshiroj në emër të këtij vendi, i cili definitivisht ende nuk është i lirë…A ka lëshime? Ka!

Krijimi i aferës së paqenë

Shumë afera, qoftë edhe pa ndonjë gabim të qëllimshëm e sado të vogël, po përpiqen që të ngarkohet thesi i këtyre institucioneve, krejt për qëllim të egos. Krejt për interesa e poenë në sy të opinionit publik, për vota. Opozita e tashme me rekrutimin e “analistëve” krijon një amulli në mendjen e qytetarëve. Të ligat e veta përpiqet t’ia hedh kësaj qeverie të tashme. Nuk është pa gabime as kjo, por jo ashtu si ka qenë gjendja me ju më parë. Janë kryer disa punë jo aq të lehta, sidomos me Veriun e Kosovës. Është zvogëluar edhe korrupsioni nëpër institucione, etj. ka diçkab nga ndryshimet. Jo ky është rrenc, mashtrues, Albini, i Serbisë – Rusisë. Kjo është stisje e etiketës jo dashamirëse për vendin më parë. Kjo është në favor të tjetër kujt, jo të Kosovës. Do të duhej kontrolluar pak fjalorin. Ju vetë jeni duke thirrur për ndarje të qytetarëve. Ju po i intrigoni gjërat që shkojnë në acarime pa nevojë dhe konfrontime të dëmshme e të përgjithshme. Prandaj, gjejnë vend sharjet e rrugaçëve nëpër FB, kur vetë një zyrtar a ish ministër del e flet e shan tjetrin. Dhe për disa shprehje do të duhej përgjegjësi, sidomos kur barazohet demokracia e Kosovës me atë të Milosheviqit një kohë. Duhet të turpërohet, para se gjithash, vetë personi, në të njëjtën kohë edhe partia duhet ta shqyrtojë.

U bëtë përrallë e botës për ato 100 euro

U ngrit pluhur për 100 euro-t që i ndau Qeveria për pensionistë dhe për fëmijët nën 16 vjet. Kush pro e kush kundër. E dikush veç të them diçka kundër, se kështu tash po kërkohet. Nuk ka kurrfarë gabimi as buxhetor, as ido-politik e as juridik. Logjikisht, këtë njëqind euro e marrin qytetarët pa dallim partie. Është fjala për një tejkalim përkohësisht të zorit të disa familjeve me një inflacion të madh. Janë para të buxhetit. Janë shumë legale dhe të mirëpritura. Gjithashtu, këto shtime për familjet janë bërë edhe ndonjëherë tjetër, jo veç në prag të zgjedhjeve. E edhe nëse kjo është që bien në rabush – për zgjedhjet, mirë është. Më mirë publikisht se sa në mënyrë të fshehtë, me do miell e sheqer të blihet vota. Dikush po kërkon “qime në qullin e huaj, në të vetin trarin s’e sheh!” Këto nuk janë të fshehta. Nuk janë keqpërdorim. Ndodh dhe me siguri ashtu, se, këta pranues të këtyre mjeteve janë ose kanë qenë kontribut-dhënës po të atij buxheti.

Vërtet mirë është, për atdhetarizëm, t’i refuzojnë disa familje ato mjete, nëse ashtu janë decidivë. Ato familje që muajin e përmbyllin me nga dy-tre mijë euro e më tepër, ndoshta, ato as që është dashur të hyjnë në këtë regjistër, si bie fjala, deputetët, zyrtarët e lartë, biznesmenët, etj. Ata që për njëqind euro nuk janë. Ata që këto para i harxhojnë për një drekë modeste. Po, për kategoritë që e ka menduar Qeveria, ka shprehur vullnetin t’u shërbej sado pak. Nuk janë “vitra” para Bajramit’, po janë një sadisfaksion për familjet, të cilat e ndiejnë se, dikush po interesohet për to.

You Might Also Like

“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

TAGGED: #Shefik Shkodra
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vrasja në Shkup, LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm |VIDEO

Kosova Times Kosova Times April 26, 2025
Marrëveshja e Ohrit në Kapitullin 35, për analistët serbë çështje e kryer
Ushtari ukrainas në Kursk: “Ka një thertore atje, por është pjesë e një plani të madh”
Në rajonin e Zaporozhye, vritet zyrtari i larte i MPB për Kazan
Ukraina thotë se e ka goditur një njësi ushtarake ruse në Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?