By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave
January 30, 2026
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
January 30, 2026
Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Shëndetësi

Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 5:18 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në pjesën e parë të muajit dhjetor, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në përurimin e sporteleve të digjitalizuara dhe punimeve të tjera në Klinikën e Kirurgjisë. Këtu u përfshi digjitalizimi i sporteleve në Kirurgjinë Plastike, në Kirurgjinë Torakale dhe Urologji, në Kirurgjinë Abdominale, në Kirurgjinë Vaskulare dhe Neurokirurgji.

“Një renovim i një hapësire prej mbi 1000 metra katrorë me rreth 400 mijë euro gjithsej. Tash është bërë lehtësimi i qasjes edhe i orientimit për të gjithë pacientët. Sportelet janë të digjitalizuara dhe në të njëjtën kohë kemi krijuar për herë të parë infrastrukturë moderne me standarde ndërkombëtare për pacientët me aftësi të kufizuar”, tha kryeministri Kurti.

Përveç rregullimit të sporteleve, në Klinikën e Kirurgjisë është realizuar edhe rregullimi i mureve, pllafoneve dhe dyerve, instalimi i parmakëve dhe i ndriçimit të shkallëve, si dhe rregullimi i të gjitha dyerve me dalje në korridor dhe në pritore.

Kryeministri u shpreh se prioriteti i Qeverisë ka qenë gjithmonë të fusha e shëndetësisë, për përmirësimin e kushteve dhe kujdesit shëndetësor, por gjithashtu edhe të kushteve të dinjitetshme të punës për punëtorët shëndetësorë, meqenëse shërimi i pacientit varet edhe nga mirëqenia e doktorit e infermierit.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në klinikat kirurgjike në mënyrë që pacientët të marrin shërbime sa më të mira, të ketë sa më pak infeksione intrahospitalore dhe në anën tjetër mjekët dhe infermierët të kenë kushtet sa më të mira për punë.

“Kemi filluar me renovimin dhe transformimin e blloqeve operative në shumicën e klinikave kirurgjike këtu, kemi vazhduar me digjitalizim në një pjesë të madhe të klinikave këtu dhe këtë që po e shohim sot, është edhe hapësira jashtë klinikave për familjarë, për pacientë që të kenë një qasje dhe informacion sa më të mirë”, deklaroi ai.

Duke i uruar të gjithëve për këtë rezultat të përbashkët, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë personelin shëndetësor dhe Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdarin, për punën pa kursim në mënyrë profesionale e cilësore që shpëtojnë pa numër jetë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim

IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje

Ekspertët analizojnë mishin në qebapë, rezultatet tronditin publikun

Zemra ju rrih fort pas kafesë? Kardiologët shpjegojnë kur është një reagim normal dhe kur është një paralajmërim serioz

TAGGED: #Klinika e Kirurgjisë, #QKUK, #Sportele digjitale
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zeqiri: Nuk kam votuar

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Aktivistët nga Irani dhe Afganistani bënë thirrje për njohjen e aparteidit gjinor
Shtetet e Nismës së Tri Deteve zotohen se do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës
Shqiptarët s’kanë lekë, marrin borxhe
Gëzuar, me këmbë të mbarë në vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?