Shkruan: Akademik Prof. dr. Hakif BAJRAMI
1. Republika e Kosovës në udhëkryq
Shoqëria shqiptare në këtë shekull, nuk është në udhëkryq. Ndërsa, politikanëve shqiptarë ashtu si po sillën me ardhmërinë, sidomos një pjese, i ka humbur rruga në oborr, sepse me makiavelizëm po provojë t` i sherbejnë jo ardhmërisë, por vetëm xhepit dhe klanit të tyre! Po bërët një kohë bukur e gjatë që Republika e Kosovës sidomos, po provohet të plasohët në udhëkryq, fakt ky që po i shërben Beogradit për ngacmime të një lufte të re lokale. Po ndodhë ky fenomen, për faktin se disa parti politike shqiptare, me sielljët e tyre janë kah propogandojnë se: “pa neve Republika e Kosovës do të bankrotojë; pa neve në pushtet, çdo gjë në këtë vend është në rrugë të gabuar”. Po ndodhë kjo dukuri në luftën për pushtet, dhe sidomos drejtuesit e partive në luftën për fron, nuk po dijnë çka po flasin, nuk janë të vetëdishme për peshën e fjalës tyre publike. Madje, ka raste që lufta e ulët për fron (fotele) po i “detyron” oratorët jo vetëm në shkrime, telenovela televizive analishtësh të çoroditur, prononcime nepër kuvendet e tyre, që nuk shërbejnë vetëm për marrina të ditës,për të cilat jetojnë për të përgojuar çdo gjë, që lëvizë me dy këmbë, por edhe në foltorën e Parlamentit, të fyhën konkurentë politik në nivelin e armikut, madje edhe në sferat intime familiare të konkurenti politik, të cilin këta shqipfolës e shohin gjithëmonë si armik, madje atë që e luftojnë e plasojnë edhe si: “bashkveprues të Beogradit”. Ky soj politikanësh nuk është i pakët në Kosovë, por është duke u shtuar zëri sidomos i disa femrave politikane, të cilat për një pozitë deputeti apo në administratë, janë në gjendje të trillojnë se: “po mos të ishte partia e saj historike, milloshët prap do të marrshojnë në Kosovë”! E ju them publikisht, po ku ishit me 1998/99 kur vetëm 2% e popullit u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimatre të Adem Jasharit, për çlirimin e vendit. Po, unë nuk i kërcnohëm askujt. Por, ose do të jeni objektiv, e vlerësoni drejtë, por mos pleqëroni me zërin e “forcës”, sepse kur ka qenë koha, forca e juej kombëtare ishte zero, zero vlerë dhe turp pleqërim. Shiqoni, se çka keni folur dhe sa raporte në harmoni, me fashizmin serbian i keni dërguar në Hagë, për t` u hetuar dhe gjykuar çlirimtarët dhe të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Madje, soji i tillë i politikanëve që dihën me emër e mbiemër, kanë plasuar të “dhëna” në Llozanë se: “Shqiptarët e Kosovës do të konvdrtohën në katolik dhe protestant, sepse si shumicë muslimane janë kancer për Evropën”. (Konstatim i marrur nga një raport që është nxierr më 2019, të cilin një Komision e plasonte për Frano Barambierin në Gjykatën Speciale në Hagë!!!).
2. Veprimtaria kriminale e Kris Hilit si diplomat nga Shkupi dhe Beogradi
Më kujtohet kur Kris Hill shkonte në Beograd më 1998, për të marrë instruksione. Pastaj, ia mësynte Kosovës dhe pikë së pari ndalej në Rezidencën e Ibrahim Rugovës. Pas asaj vizite, ku merrte instruksione për :’Kosovë dhe Metohi dhe për UÇK-n”, ia msynte edhe dy zyreve të dy gazetarëve, të cilëve nuk po ua përmendim emrat, për shkak se nuk kanë shkuar me ndënjë pronincim përtej Beogradit dhe Zyrës “presidenciale” të Kosovës. Mbi të gjitha, fare Kris Hillit nuk i bënte përshtypje se mbi gjysma e popullsisë shqiptare të Kosovës, ishte larguar me dhunë shtetërore nga shtpitë dhe një pjesë kishte marrë rrugë për ta lëshuar Kosovën. Tani jemi në sprovë, por situata në mes partive në Kosovës sidomos nuk është konkurente, por po vjen e bërët armiqësore. Me fjalë tjera, kjo atmosferë politike e mosdurimit në Kosovë është kah stimulohët nga jashtë dhe nga brenda, pa e llogaritur se si do jetë fati i Republikës në staza të gjata, por edhe si do jetë sot për nesër ardhëria e këtij populli. Për ta kuptuar çka përmbanin draftet e Kris Hillit më 1998 për statusin e Kosovës, e që plasoheshin në Zyrën Politike të UÇK që e drejtonte Demaçi, gati askush deri me sot nuk i ka zbardhur, për faktin se Amerikën shqiptarët e kanë shpëtimtare. Pra, diku këtu mshefët qëndrimi ynë ndaj disa politikanëve-diplomatë të SHBA, të cilët nuk janë në terezi me Shtëpinë e Bardhë. Nuk do të thoja se Kris Hilli është i shkollës V. Cimermanit kur shante e pshtyne ata që ishin për shkatrrimin e Jugosllavisë. Ata, fillim e mbarim ishin që: “Kosova dhe Metohija të jetë pjesë integrale e Serbisë si në orekstër”. Prandaj, Kris Hilli nuk mund të ndryshojë, të jetë diplomat jashtë asaj lëvozhge që u shfaq lakuriq në Rambuje në shkurt-mars 1999. Dhe kur Kris Hill në Shkup më 1998 ishte për “Kosovë e Mwtohi”, atëherë në Beograd (më 2024) nuk mund të prtët diçka më e drejtë prej tij. Po, do të dali dikush nga partitë “Institucionale”, dhe do të më quaj se “jam kundër Amerikës”. Iu them hapur se JO që nuk jam, por qysh më 1981 kur e kundërshtova shkencorisht: “Platformën për Kosovën” duke e quajtur antikushtetuese dhe anti programore (LKJ), pata shtuar edhe këtë se: SHBA janë kampion i demokracisë, por neve duhet një admirim i posçëm si popull i pozitës vajtuese, të plasojmë fakte atje në Kongres dhe Senat sepse në Shtëpinë e Bardhë dhe Stejdepartament as që mund të andrrojmë sepse janë me Beogradin ( katër shqipfolës u ngritën në këmbë dhe po të kishin armë do të shtinin në mue), dhe nga ato fakte duhet të nxierrim kërkesa për të drejta legjitime, si populli i tretë në Jugosllavi për kah numri, po provohet që të shkelët Kushtetuta e vitit 1974. Dhe mos të shënojmë më histori, por më 19 nëntor 1998, Kris Hill do të na e sjellë një risi duke komentuar se: “Kreu i LDK ka themeluar një Komision për hulumtimin e Krimeve në Kosovë”. I kotë ishte kundërshtimi i Adem Demaçit se: “UÇK nuk kryen krime në asnjë variantë; nuk vret të pafajshëm; nuk masakron kufoma; nuk ngacmon asnjë serbian që nuk mban armë në dorë; por është e kundërta, se çdo shtëpi serbe është bunker armatimi”. Ne që e vrojtonim e nuk kishim të drejtë të flasim, na dukej se si popull jemi shlyer nga faqja e dheut, sepse nuk na përkrahëte askush, madje si në orkestër na quanin “terroristë”. E cila ishte rruga për të treguar se nuk jemi terroristë, sot është çështje e paimagjinueshme, sespse atë atmosferë mund ta përshkruaj vetëm ndonjë shkrimtar i talentuar e gjenial. Historiani është e pamundur! Sot, nëse BE dhe SHBA e përkdhelin më tutje Serbinë, për ta nxierr nga gjiri rus, Beogradi me këtë pozicion, nuk po tregon shenja demokratizimi, por po e sulmon dhe do ta sulmojë Kosovën, madje nëse i jipet shansa, do ta sulmojë edhe Bosnje Hercegovinën, e pastaj vjen në radhë serbizimi i Malit Zi, sepse politika serbiane flenë mbi prrallat kishtare të Mesjetës, e ëndrron Dursin dhe Selanikun, ashtu si ia premtonte Esat Pasha më 1914 në Nish . Me këto fakte dukur njihej Kris Hilli (1998), por yryshet e tij për ta nxierr Milloshin nga kneta, ishin aq të guximshme edhe atëherë, sa që njëherë do të deklarohet pa asnjë lakim: “Ju shqiptarët nuk jeni dakord që Serbia të jetë e fortë, që si shtet krijon siguri në Ballkan”. Në atë moment, Baci Demë do të përgatitët për ta larguar nga Zyra, por me këshillat që mori, “Bac mos u ngut se Diplomati mik po provokon, për të na e mbatur pullsin e shtrjës së luftës sonë”(!). Prandaj, largimi i Kris Hillit nga zyra u përjashtua. E vërteta, ajo sqenë e largimit, pastaj nuk do t` i ndihmonte vetëm Milloshit, por edhe politikës saboterëve, sepse ata ishin të bindur se paqësorja mbi jopaqesorën do të ngadhnjejë, sidomos te soji i Kris Hillit jashtë dhe tërë kreut të LDK-ës brenda, por jo te Riçard Hollbruku pastaj. E vërteta, ashtu si veproi Baci me toleracë ndaj diplomatit “sersem”, me rastin e konsultimit të nesërmën, mendonte edhe Prof Fehmi Agani. Prandaj edhe Baci disi na e fali “fajin” Hakif Bajramit, Fehmi Baftiut, Ali Jakupit dhe Gjyltekin Shehut. Po, në këtë pozitë sikurse Baci dje, është Kryeministri Albin Kurti sot, sepse Lista serbe i detyron policët dhe nëpunësit ta lëshojnë punën, dhe pastaj sanksionet i vihën Kosovës. Kështu, nëse ua thot të vërtetën diplomatëve politikani shqiptar edhe sot, se kush janë serbianët si: “shtetarë të popullit qiellor”, atëherë të parët po reagojnë Perendimorët, duke u dhuruar opozitarëve material në Kosovë, duke gumzhuar se pushteti aktual na ka: “izoluar nga BE dhe SHBA”, thue se vet kur ishin në pushtet, kanë vepruar më me mençuri dhe të gjitha kontestet i kanë zgjidhur me (pa) Beogradin dhe Brukselin. Lidhur me këtë gjendje në Kosovë, konkludojmë: Së pari, jo vetëm që mednoi, por si profesionist që e përcjellë politikën ruso-serbe ndaj Çështjës shqiptare, nëse BE e kurajon Serbinë duke sanksionuar Kosovën, një ditë Beogradi do të niset me moton kishtaro shoviniste : “Ko ne dodje na boj na Kosovu…”(Kush nuk vjen në luftën për Kosovë…”, dhe në një mënyrë Beogradi shpreson se do të përseritët historia. E nxjerr këtë aksiomë nga viti 1877, kur Rusia dhe Austro Hungaria i ndan rrolet, për largimin e Osamnlisë nga Ballkani: Rusia mori detyrën për ta ndihmuar Bullgarinë në luftë kundër Stambollit; Austro-Hungaria mori për detyrë për ta ndihmuar Serbinë, që ta okupojë Vilajetin e Kosovës dhe Manastrit. Të dy perandoritë kishin fuqi, që përmes luftës lokale, ta dobësojnë Perandorin Osmane në Ballkan. I matën e çmatën muskujt deri në fund të vitit 1912. Pasojat e atij akordi së pari i paguan shqiptarët e Sanxhakut Nishit, duke u detyruar t` i lëshojnë trojet e veta mijavjeçare (714 katunde dhe 6 qytete), dhe pastaj u sulmuan të gjitha trojet shqiptare me një proklamtë: “Tona fiseve në Shipni, or vlazni” Bozhidar Janku nga Perpelaci, dhe me tri (3) armata marrshoi deri në Durrës, kuptohet me 614 oficerë instruktor evropian. Pra, Lufta Ballkanike ishte tipike e një lloji kryqzate: vraj e prej shqiptarë në plisa, për t` ua lëshuar radhën 395 anijeve evropiane për të bartur shqiptarë në Anadoll derinë fund të vitit 1914. Së dyti, më 1912 Rusia, Franca dhe Austro-Hungaria e larguan Ushtrinë e Hasan Prishtinës nga Shkupi (në gusht) me kërcnim, se: “çfardo rrezultati të ketë lufta shqiptare, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk pranohën”. Po, pse pati pranim të ndryshimit kufijëve pas dy muajëve (në tetor 1912) në favor të fallangës sllavo-ortodokse ballkanike. Çdo gjë dihet, por tragjedinë shqiptare askush nuk e kuptoi sepse u identifikuam me turkun, e të cilin e luftuam si armik shekullor. Së treti, Parsi dhe Londra e toleruan orientimin serbian që ta okupojë edhe Bosnje Hercegovinën, sepse e kishin përkdhelur në Jug, por aty hasën në luftë shumë të egër nga Blloku i Qendrës (Vjenë-Berlin). Por nuk duhet harruar se Parisi, Londra dhe Vashingtoni e ndihmuan Serbinë të konvertohët në Jugosllavi më 1 dhjetor 1918, në mënyrë që në procesin anti shqiptar të arrijë më 1938 në akord me Turqinë, Mbretëria Jugosllave t` i përpilojë PESË (5) konventa (1933, 1934, 1935, 1937, dhe 1938) për ta shfarosur shqiptarinë kontinentale, e pastaj për të dalur në det, duke bërë akorde të reja me Esat Pashallarët e rinjë, në mënyrë që Grekët të marrshojnë dejtë Vlorës (1939), kurse Serbianët drejtë Shkodrës në dhejtor 1939. (Ivo Andriq, O podeli Albanije 1939; Albanski Dosie në DASIPB/II/9. Strogo pov. Tajni smisao Konvencije je iseljavnaje Arnauta). Së katërti, më 1939-1944 shqiptarët në Jugosllavi sipas Konventës Turqi-Jugosllavi duhej të shfaroseshin në Anadolli. Por lufta e Hitlerit më 1939-1944, e prishi këtë programim të sigurtë. Në mënyrë që më 1945 Serbia ta shfrytëzoi Vendimin e Konferencës Teheranit (nëntor 1943) ku: Ruszvelti, Stalini dhe Cherchilli morën vendim: “Ata popuj që kanë bashkpunuar me Hitlerin të kemi të drejtën t` i shfarosim, duke i deportuar në vise tjera”. Dhe, pasoi Elaborati i Vasa Çubrilloviqit, Likvidimi i shqiptarëve deri sa të zgjasin opracionet luftarake. Elaborati u dorëzua në Vis, në Zyrën e Rankoviqit më 3 nëntor 1944. Por, me fakte shumë shpejtë, nga misionarët anglezë u vërtetua se: “Shqiptarët ishin kombi që më së pakut në Ballkan ka qenë në anën e Hitlerit”. (Deklaratë e Herman Nojbaherit më 18 tetor 1945 gjatë hetimeve,Dokumenti gjindet në AVIIB,NOB i Revolucia. K.DXXL?!). E vërteta, politikanët shqiptarë, më tepër sot dijnë për ndonjë sportist serbian, se sa për politikën ekspanzioniste serbe. E vërteta, politika serbiane ka arritur pas vitit 2014 që të sjellë investime nga shtete që kanë interes ekonomik. Prandaj, nga ky fakt vjen edhe lufta e shteteve të fuqishme ekonomike për t` i ruajtur investimet e veta, për ta mbrojtur Serbinë që mos të shpërbëhet mëtej. Së pesti, lufta e BE dhe sidomos SHBA, që mos të shkatrrohet Jugsllavia më 1989/90 e kurajoi Millosheviqin që t` i sulmoi një nga një: Kosovën, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën (ku i humbi të katër luftërat), por dëmet mbetën të pariparueshme, sidomos në Republikën e Kosovës.
3. Serbët janë rrencat më profitabil në Evropë
Së gjashti, Serbia nazifashiste nuk e nënshkroi Marrëveshjën e Rambujesë 1999; nuk e nënshkroi Marrëveshjën e Wjenës 2006; nuk e nënshkroi Marrëveshjën e Ohrit 2023. Në fund Qeveria serbe deklaroi publikisht se: nuk e pranon asnjë marrëveshje për Kosovës. Po, prap Llajçak nuk shkëputët nga pazaret me Beogrdain. Madje, prap BE dhe SHBA: Borrel-Llajçak, të cilëve u rrin pranë Kris Hilli, prandaj ish ministi i Hitlerit të Ballkanit (1998/9 A. Vuçiq) i kurajuar dhe me sulm terrorist në Bajë (24 shtator 2023) si i pandshkuar; plus me sulmin terrorist në Kanalin Iber-Lepenc në fund të vitit 2024, prap Beogradi nga këto sulme terroriste, krekoset se: “asgjë nuk është serbe (made in Serbia+Rusia)”, sepse po e sheh disponimin e Perendimit ku: Franca po ia shetë për 33 miliardë dollarë 13 avionë supersonik, Gjermania po blenë litium me miliarda, kurse Britania është në radhë për t` ia nis punës në Trepçë, sepse ka kontratë nga viti 1927. Pazari i SHBA-s për mua nuk dihet, por rafineria e Pançevës dihet se është në krizë. E mbi të gjitha asnjë parti politike apo qeveri shqiptare nuk ka kapaciete për t` i dalur Serbisë në ball, sepse qeveritë shqiptare nuk duan asnjë sherbim shekncor, sepse u mjaftojnë fonemat politike, i dijmë të gjitha. Ndërsa mbi të gjitha, Tirana e Edi Ramës është kah ia rreh krahët Beogradit. Ndërsa, Prishtina e Albin Kurtit është kah i rrinë në ball Serbisë,me aramtim dhe ushtri të kontrolluar (cenzuruar), që nuk ka leje adekuate për ta kryer detyrën mbrojtëse, sepse e pengon KFOR-i dhe EULX-i, plus e shanë dhe fyen opozita politike. Këtu jemi në udhëkryq, por itinerarin dhe znatin e mbrojtjës e kemi mësuar më mirë dhe më efektëshëm se kurrë më parë. Aq më parë kur gjendja ndërkombëtare është kah na ndihmon, kuptohet duke psuar të tjerët, por shqiptaria po noton disi nepër ujin plotë valë të turbullta dhe të rrufeshme.
4. Dy fjalë për padrejtësinë e shekullit
Sot (2024) në Kosovë e Shqipëri, shumë njerëz nuk po ndihën keq pse çlirimtarët e Kosovës janë në Hagë. Por, kur të mësohën sielljet e tyre, këta polip që por si lakuriçat e natës shpërndajnë akuza dhe shpifje kundër UÇK-ës, hafije këta që si individë dhe si parti,nuk e kanë pasur keq as në kohën e okupimit të thellë të Kosovës. E vërteta, emrat e dëshmitarëve të mbrojtur tani më kanë filluar t` u afrohën objektivizimit dhe procesi i njohjës së tyre, jo për faktin se ata po i zbulon apo kërcnon dikush, por ata janë të kurajuar nga faktori BE, se janë mbi ligjin,dhe po zbulohën pa i detyruar askush. Po, thot populli, mos e vet se tregon vet. Për çdo gjë kombi mbi të gjitha, pa e rrezikuar lirinë dhe sovran itetin e tjetrit.
Shkrimi iu kushtohet: Prof Ukshin Hotit, Gjeneral Tahir Sinanit dhe Legjendarit Adem Jashari!