By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…
January 22, 2026
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haziri: Gjilani në terr dhe pakënaqësi, 30 orë pa energji elektrike në fundvit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haziri: Gjilani në terr dhe pakënaqësi, 30 orë pa energji elektrike në fundvit
Lajme

Haziri: Gjilani në terr dhe pakënaqësi, 30 orë pa energji elektrike në fundvit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 4:50 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Në prag të përmbylljes së vitit, qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës përballen me mungesën e energjisë elektrike për mbi 30 orë, duke qëndruar në terr dhe të ftohtë. Një situatë që ka thelluar ndjeshëm zhgënjimin e banorëve ndaj qeverisë qendrore dhe lokale.

Lutfi Haziri, një nga figurat kryesore të LDK-së në rajon, e ka cilësuar këtë situatë si një dështim total të menaxhimit të komunës dhe të qeverisë. Ai theksoi se Gjilani, dikur një shembull i investimeve dhe zhvillimit, tani po përballet me varfëri energjetike dhe mungesë të kujdesit institucional.

“Në vend që të kemi mirëseardhje të ngrohtë për bashkatdhetarët tanë, qyteti ynë ofron vetëm terr dhe të ftohtë. Dekorimet dhe dritat në shesh janë një kontrast i dhimbshëm me realitetin në shtëpitë e qytetarëve,” deklaroi Haziri.

Ai akuzoi qeverinë qendrore dhe komunale për mungesë totale të përgjegjësisë, duke vënë theksin te mosinvestimet dhe përjashtimi i Gjilanit nga prioritetet qeveritare. “Terri dhe i ftohti kanë rritur depresionin politik dhe ekonomik, një barrë që qytetarët nuk e meritojnë,” shtoi ai.

Ndërkohë, në të njëjtën mbrëmje, qeveria qendrore ka organizuar një event festiv në Gjilan me titull “Kënaqësi n’fundvit.” Sipas Hazirit, ky aktivitet do të shndërrohet në një shfaqje të hapur të pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisjes së deritanishme.

“Fundvit në terr për Gjilanin, një vit i humbur dhe një mandat i dështuar,” përfundoi Haziri duke bërë thirrje për reflektim dhe përgjegjësi nga institucionet.

Ky fundvit, për shumë gjilanas, përveç mungesës së dritave dhe ngrohjes, simbolizon edhe mungesën e shpresës për një menaxhim më të mirë në të ardhmen. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

TAGGED: #Gjilani, #Lutfi Haziri, #Terri
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Suedi: Policia arreston dy persona në protestën ku u djeg Kurani

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Abdixhiku ofron dorëheqjen nga kryesia e LDK-së
Policia e Kosovës dhe Komuna e Malishevës përkujtojnë heroin Sami Thaçi
Lista për Familjen me takime te OEK dhe Shoqata e Pensionistëve
Kina paralajmëron “pasoja të rrezikshme” nëse kritikohet për Tajvanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?