By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Helikopterë pa pilot për përdorim në sektorin e bujqësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Helikopterë pa pilot për përdorim në sektorin e bujqësisë
Bujqësi

Helikopterë pa pilot për përdorim në sektorin e bujqësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 7:44 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Një kompani e re amerikane po zhvillon një helikopter gjysmë autonom i cili mund të përdoret për spërkatjen e të korrave, transportin e dërgesave në det të hapur dhe që mund të fluturojë në mjedise të tjera të rrezikshme. Synimi i firmës së re është siguria e pilotit në misione që paraqesin rrezik të lartë.

Një firmë amerikane ka ndërmarrë hapat e parë për të ulur rreziqet e fluturimit me helikopter, ndërsa prezanton prototipin e parë i cili fluturon pa pilot. Synimi është transformimi i disa nga operacioneve më vdekjeprurëse në këtë industri.

Helikopteri “Sprayhawk” është i pajisur me sisteme të sofistikuara të inteligjencës artificiale, AI, ndjesorë dhe mjete komunikimi që mundësojnë drejtimin e mjetit fluturues nga toka. Ky mjet ajror po zhvillohet nga firma “Rotor Technologies Inc.” në partneritet me gjigantin e njohur të prodhimit të helikopterëve për aviacionin civil, “Robinson Helicopters Company”.

“Pas meje mund të shihni procesin e ndërtimit të një helikopteri që peshon 1,134 kilogram dhe mund të transportojë një ngarkesë me peshë sa gjysma e tij. Kjo do ta ndryshojë botën dhe jemi krenar që po i prodhojmë në Nashua të shtetit Nju Hampshire”, thotë Hector Xu, shefi i kompanisë “Rotor Technologies”.

Hector Xu, themelues i firmës, u nxit për sipërmarrjen nga disa “përvoja të këqija” ndërsa mësonte të drejtonte një helikopter në kushte të dobëta shikueshmërie. Në atë kohë, ai po studionte në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets në degën e inxhinierisë hapësinore dhe aviacionit.

Tre vjet më vonë, firma e tij synon të ofrojë mjetin pa pilot për përdorim të gjerë në treg ndërsa pret miratimin nga Administrata Federale e Aviacionit.

“Po ndërtojmë mjetin ajror pa pilot me aftësi të larta. Po instalojmë sisteme të inteligjencës artificiale brenda një helikopteri të zakonshëm”, thotë zoti Xu.

Firma synon të ofrojë mjetin fluturues për të kryer disa nga operacionet më të rrezikshme ajrore, ndërsa ka ambicie më të mëdha.

“Këta helikopterë mund të përdoren për misione kritike në bujqësi, transportin bregdetar apo reagim në raste fatkeqësish. Këto mjete pa pilot do të ndikojnë në shumë industri”.

Këto operacione janë disa nga më të rrezikshmet për pilotët për shkak të lartësive të ulëta dhe terrenit me pengesa të padukshme dhe të paparashikueshme si linjat e tensionit të lartë, kullat e komunikimit, pemët apo pengesa të tjera.

Të dhënat nga Bordi Kombëtar i Transportit tregojnë se 13 pilotë humbën jetën gjatë operacioneve të aviacionit bujqësor midis prillit dhe shtatorit të vitit 2024.

“Helikopteri ka aftësitë që të marrë vendime gjatë fluturimit por gjithashtu mund të telekomandohet nga toka. Në çdo rast, piloti nga toka mund të marrë drejtimin e mjetit fluturues. Pra jemi përqendruar tek siguria”, thotë zoti Xu.

Firma ka zhvilluar dy helikopterë autonomë dhe po kryen fluturime provë. Ajo shpreson që deri vitin tjetër të ketë gati për treg rreth 20 helikopterë për përdorim në sektorin e bujqësisë. Kompania ka siguruar miratimin për të filluar operacionet bujqësore në pjesën perëndimore të vendit.

Lukas Koch është me firmën “Heinen Brothers” e cila ofron shërbime nga ajri për sektorin bujqësor dhe operacionet kundër zjarrit.

“Duam t’i përqendrojmë sistemet autonome në zonat që kërkojnë më shumë vëmendje ose që janë të vështira për pilotët. Kjo teknologji sjell përfitime në të gjitha aspektet”, thotë zoti Koch.

Ndërkohë, një ekip teknikësh të aviacionit po punojnë në Nashua të shtetit Nju Hempshire për të zhvilluar helikopterët pa pilotë të pajisur me teknologjinë e inteligjencës artificiale.

You Might Also Like

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pune

Policia has në prerës ilegalë të druve në Malet e Sharrit

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Mehmeti: Delja e Sharrit është shquar me prodhimtari mesatare

TAGGED: #Bujqësi, #Helikopter pa pilot, #Sprayhawk
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Tavë meksikane me pulë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2025
‘YardBaker’ rekomandon Prizrenin e Tiranën për udhëtim në pranverë
Pluhur helmues dërguar në një letër kryeministrisë belge: Një nga punëtorët u dërgua në spital
Stacionet e metrosë në të gjithë Rusinë po përgatiten për strehimoret e bombave
Kryeministrja daneze do të vizitojë Uashingtonin të hënën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?