By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Laura Pausini dhe Naomi Campbell priten në audiencë nga Papa
November 12, 2025
Ne kemi gjetur palltot më të mira prej leshi të sezonit, në të cilat do të jetoni shkëlqimin
November 12, 2025
Një parfum që të transporton menjëherë në një jaht në një det ekzotik
November 12, 2025
Zelensky përballet me një tjetër provë kyçe
November 12, 2025
Rusia dërgon trupa me nxitim në Pokrovsk, rezervat po mbarojnë
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Rajon / Botë

Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 4:06 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka arrestuar një drejtor të një prej spitaleve të pakta funksionale në veri të Gazës, teksa sulmet ajrore gjatë natës në këtë enklavë kanë vrarë nëntë persona, përfshirë fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë më 28 dhjetor.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mjeku Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan, u arrestua nga forcat izraelite së bashku dhe dhjeta pjesëtarë të tjerë të stafit dhe u dërguan në një qendër për marrje në pyetje. Ministria tha se trupat izraelite hyn në spital dhe detyruan shumë pjesëtarë të stafit dhe pacientë që të dilnin jashtë.

Izraeli ende nuk ka komentuar për këtë rast. Por, një ditë më parë mohoi se ka hyrë në spital, megjithatë e pranoi se ka urdhëruar që njerëzit të dilnin jashtë objektit duke thënë se po kryente operacione kundër infrastrukturës së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantëve në atë zonë.

Ushtria izraelite vazhdimisht ka pretenduar se Hamasi operon brenda spitalit Kamal Adwan, por nuk ka ofruar dëshmi. Zyrtarët spitalorë kanë mohuar këto pretendime të Izraelit.

Ky spital është goditur disa herë në tre muajt e fundit nga Izraeli, teksa ushtria e këtij shteti po vazhdon ofensivën në pjesën veriore të Gazës kundër Hamasit. Më herët gjatë javës, zyrtarët spitalorë thanë se nga një sulm ajror u vranë pesë pjesëtarë të stafit.

Në fushatën pothuajse 15-mujore ushtarake të Izraelit, sistemi shëndetësor i Gazës ka pësuar dëme të mëdha. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bastisja në Kamal Adwan e ka “nxjerr jashtë funksionit” spitalin e fundit të madh funksional në veri të Gazës, duke thënë se “ky terror duhet të marrë fund dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet”.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se pacientët e spitalit janë zhvendosur në një spital aty pranë ku situata “është jashtëzakonisht e vështirë”.

Lufta në Gazë nisi në tetorin e kaluar, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e fushatës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 45.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur më shumë se 108.000 të tjerë.

You Might Also Like

Zelensky përballet me një tjetër provë kyçe

Rusia dërgon trupa me nxitim në Pokrovsk, rezervat po mbarojnë

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4,000 faqesh: “Turp të keni”

Nesër, PE do të votojë për zgjatjen e privilegjeve tregtare për Ballkanin Perëndimor

BBC mbi sanksionet kundër NIS: Vuçiç shkëmben fyerje me Kremlinin, Serbia në konflikt me Moskën

TAGGED: #Gazë, #Izrael
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA: Nuk është përmirësuar mjaftueshëm situata e ndihmës në Gazë

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Irani refuzon të njohë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia
“Nuk kemi para”. Turqia refuzon të investojë në “qendrën e gazit” rus
Izraeli godet ndërtesën e televizionit shtetëror iranian, programi ndërpritet
CSDP dekoron me medalje 24pjesetarë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?