By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Lugina e ëndrrave’, roman për ëndrrat e dëshmorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > ‘Lugina e ëndrrave’, roman për ëndrrat e dëshmorëve
Lajme

‘Lugina e ëndrrave’, roman për ëndrrat e dëshmorëve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 9:08 AM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Ylfete Aliu Osmani, është profesioniste e ekonomisë. Aktualisht punon si Auditore e Lartë e Performancës në sektorin publik, por është edhe autore librash letrarë. “Ujëvara e kujtimeve”, është përmbledhja poetike e saj si dhe është edhe autore e tri romaneve: “Sekreti i lagjes së djegur”, “Një vit pa stinë”, dhe romani më i ri me titull “Lugina e ëndrrave”. Në intervistë për Radio Kosovën ajo thotë ndër të tjerat se: “Ky roman konkretisht i kushtohet viteve ’90 –të dhe kohës së luftës, si dhe e portretizon një personazh që e paraqet jetën e një dëshmori nga koha e paraluftës deri në momentin e vdekjes së tij, gjatë luftës”.

  • Romani juaj më i ri titullohet “Lugina e ëndrrave”. Çfarë ëndrrash ka në këtë luginë?

Aliu Osmani: Janë ëndrrat që i kanë pasur të tjerë para nesh. Ky është një roman që u kushtohet dëshmorëve të Kosovës dhe luftës sonë për liri, i cili vjen si një dhuratë për të gjithë ata që ranë në kohën e luftës së Kosovës.

  • Pse i jeni kthyer atyre viteve, në prag të vitit 2025?

Aliu Osmani: Është e pamundur të qëndrosh pa u kthyer, çdo autorë, çdo shkrimtarë që tenton të shkruajë për Kosovën. Kosova e ka pasur aty një ngritje, një nismë, një themel të fortë të shtetit, kështu që pavarësisht asaj se sa kemi përjetuar në aspektin personal nga ajo gjendje, është e pamundur për një shkrimtar të mos u kthehet atyre viteve e të mos e reflektojë atë periudhë kohore. Ky roman konkretisht i kushtohet asaj kohe, viteve ’90 –të, dhe kohës së luftës si dhe e portretizon një personazh që e paraqet jetën e një dëshmori nga koha e paraluftës deri në momentin e vdekjes së tij, gjatë luftës.

  •  Personazhet në këtë roman janë realë apo imagjinarë?

Aliu Osmani: Personazhet janë imagjinarë. Ngjarja zhvillohet në Prishtinë dhe nuk ka diçka personale. Nuk jam person që kam përjetuar humbje në njerëz gjatë kohës së luftës, por që gjithsesi ne të gjithë bashkë ndjejmë. Mendoj se ne të gjithë do ta gjejmë veten në këtë roman.

  • Cili është subjekti i “Lugina e ëndrrave”?

Aliu Osmani: Romani është shkruar në formë skenari, paraqitet sikurse një film dhe mendoj se ka shumë gjasa që prej tij të krijohet një film shumë interesant për kohën e luftës. Dëshmorët tanë që kanë humbur jetën, e kanë pasur edhe një jetë tjetër, jetën personale, e kanë pasur një të dashur apo një grua, të cilën e kanë lënë pas vetes, kanë pasur një vëlla, një baba apo një shok, një rreth të ngushtë apo të gjerë, me të cilin kanë ndërvepruar. Pra, qëllimi ka qenë që në këtë roman ta paraqes një dëshmor si person, si një individ i cili vepron apo ndërvepron me rrethanat në kushte të caktuara, por që ky individ dallohet me ato që e shtyjnë përpara deri në një moment kur ai nuk i konsideron më asnjë nga këto. Kështu, individi vjen deri te motivi më i lartë, më sublim, që e shtyn të marrë pushkën dhe të konfrontohet. T’i bashkohet ushtrisë në përballje për ta çliruar Kosovën.

  • E përmendët skenarin për film. A do të bëni përpjekje që ky roman të bëhet film e të depërtojë  përtej kufijve shqiptarë?

Aliu Osmani: Mendoj se autori ose shkrimtari e ka një mision. Misioni ynë është të bëjmë diçka të rëndësishme për publikun, por në momentin kur libri del në publik, vjen në shprehje roli i të tjerëve. Mendoj që romani “Lugina e ëndrrave”, nga momenti që ka dalë në publik duhet të jetë në konsideratën e tjera grupeve të interesit dhe kam shumë dëshirë që ta marrin ta lexojnë ata që merren me filma, ata që merren me dokumentarë dhe me kritikë. Ata që merren me kritikë, dua të them se jam shumë e hapur ndaj kritikës së tyre. Si autore, ndihem shumë e mangët se pse në Kosovë nuk më bëhen shumë kritika për ato që shkruaj, qoftë kritikë e mirë, qoftë e keqe. Unë jam një person që kam dëshirë të përmirësohem dhe këto kritika nuk duhet të ndodhin për personin apo individin që jam, por duhet të bëhen për hir të asaj që po lëmë pas vetes dhe për hir të asaj që gjeneratat e reja po e marrin në duar. Ju thatë, a besoni, a do të bëni diçka që ky roman të bëhet një ditë film, unë mendoj se jo vetëm ky roman, por edhe romanet e tjerë autore e të cilëve jam,  kanë karakterin e skenarëve dhe mund të transformohen në novela filmi. E ëndërroj një gjë të tillë. Kam bërë pak për të rënë në sy tek ata që merren me këtë, por mendoj që Kosova veç tjerash ka edhe mungesë mjetesh. Jo, ende nuk ka ardhur diçka e tillë në shprehje.

  • A do ta përktheni këtë roman në gjuhën angleze?

Aliu Osmani: Sapo është botuar dhe është herët të mendoj përkthim apo se si do të ec tutje romani. Mendoj që do të ketë interesim shumë të madh. Është me rëndësi që tani është në duar të lexuesve. Shpesh e mendoj t’i bëj përkthimet vetë, jo vetëm të këtij romani por edhe të dy romaneve të tjera. Në të ardhmen kjo çështje do të jetë njëra nga objektivat e mia.

  • A mendoni që është shkruar mjaft për temën të cilën e keni trajtuar në roman, për temën e luftës, apo nuk është mjaft asnjëherë?

Aliu Osmani: E thatë shumë mirë, nuk është mjaft asnjëherë. Mendoj që është shkruar dhe shkruhet përditë, nuk është që nuk shkruajnë njerëzit. Por, mendoj se në aspektin letrar, në aspektin e filmit, në aspektin e dokumentarëve të shkurtë, në aspektin e gjërave që mbesin në vetëdijen e njerëzve, që regjistrohen automatikisht dhe krijojnë një emocion të veçantë e me këtë edhe nxisin një motiv atdhedashurie, në këtë aspekt mendoj se mungojnë librat ende. Prandaj, kam marrë iniciativën që ta shkruaj një libër të tillë. Gjithmonë duke e pasur në mendje se dëshmorët kanë qenë në mesin tonë deri para njëzet vjetësh, si kanë vepruar, si janë ndierë, si kanë arritur ta mposhtin çdo ndjenjë emocionale personale, si kanë arritur ta tejkalojnë vetveten, që të bëjnë diçka aq madhore. Ata kanë dhënë jetën për një qëllim, të cilin ne shpesh edhe mund ta mendojmë se ka ardhur fare lehtë, por që në fakt ka qenë shumë e vështirë për t’u arritur. Prandaj, mendoj se është bërë shumë pak dhe se duhet bërë vazhdimisht dhe shumë më tepër.

  • Cilët janë emrat e personazheve në “Luginën e ëndrrave”?

Aliu Osmani: Është mirë që romani të lexohet, që të mos e prishim atë magjinë e lexuesit dhe imagjinatën që ka. Mund të them se personazhi kryesor quhet Nëntor dhe vajza për të cilën shkruhet në roman quhet Era. Për personazhet gjithmonë tentoj të marr emra të thjeshtë, por që janë sinonime për atë që ndodh. Nëntori, e dimë të gjithë çka nënkupton për ne, Era, është ajo që në fund të romanit sjell një Nëntor të ri. Mendoj se kam arritur qëllimin që kam pasur përmes këtij romani dhe shpresoj që lexuesit ta shohin të arrirë si tregim.

  • Ju keni edhe dy romane të tjera, e po ashtu edhe një përmbledhje me poezi. Sa kanë ndërlidhje ndërmjet vete romanet?

Aliu Osmani: Lidhshmërinë e kanë në aspektin e shkrimit, por nuk kanë lidhshmëri konkrete. Secili roman është fabul në vete, por romani “Sekreti i lagjes së djegur” prapë flet për një objekt në një lagje, një bibliotekë që ndërtohet e nuk mund të ndërtohet, por që tregon se e kam pasur objekt synimi. Me këtë unë e kam qëllim kryesor që ta promovoj Kosovën, vendet e Kosovës, lagjet e pazbuluara që kanë histori interesante. Kjo është ideja ime pothuajse në të gjitha librat dhe romanet. “Ujëvara e kujtimeve”, ka edhe poezi personale, kurse romanet kanë të bëjnë me ngjarjet që janë zhvilluar në Kosovë dhe me popullin shqiptar. Nuk kanë ndonjë lidhshmëri, por prapë trajtohen. Në të gjitha romanet preken temat e përditshmërisë sonë, të kohës së luftës dhe pasluftës.

  • Znj. Ylfete, sot është shqetësim Inteligjenca Artificiale. Cili është mendimi juaj për këtë për fushën e letërsisë?

Aliu Osmani: Inteligjencën Artificiale nuk e shoh si konkurrencë as për autorët, as për ata që duan të shpikin diçka, as për ata që iu pëlqen inovacioni dhe novela origjinale. Përveç se nuk e shoh si konkurrencë, nuk shoh madje as që mund të na ndihmojë. Aq sa e shoh unë Inteligjencën Artificiale, është më shumë bartje dhe grumbullim i informatave. Assesi nuk mund ta zëvendësojë kreativitetin e njeriut kudo në botë, nuk mund ta zëvendësojë emocionin që ngjall ai që shkruan në mënyrë origjinale, por gjithashtu nuk mund të zëvendësojë e as të krijojë asgjë të re nëse vërtet autori ka dëshirë të krijojë diçka origjinale dhe njerëzore.

  • Pse vendosët ta botoni romanin pikërisht në fund të vitit 2024?

Aliu Osmani: Kjo ka qenë pak si rastësi. Nuk e kam menduar as vetë, por ka qenë realizim i ëndrrës sime të botohen dy romane për një vit dhe ka qenë me të vërtetë diçka që se kisha menduar. Prej kohës kur e kam pasur si ide, kam pritur që këto projekte të ecin më tutje dhe të aprovohen prej atyre që janë kompetentë. Pastaj, ka ndodhur aprovimi i një projekti të tillë dhe përkrahja nga Departamenti i Kulturës i Komunës së Prishtinës, ndaj të cilës jam shumë falënderuese sepse përveç përkrahjes financiare, do të thotë edhe institucionalizim i krijimtarisë time dhe kjo vërtet më ka motivuar shumë. Kjo është arsyeja pse kam bërë çmos që ky roman të arrihet në kohën dhe afatet e caktuara nga Departamenti i Kulturës. Megjithatë, kjo nuk e ka zbehur kualitetin e romanit, përkundrazi më ka dhënë më shtytje që ta kryej në një kohë sa më të shkurtër që të dalë një roman më konciz, por edhe më kualitativ.

You Might Also Like

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin `Kanga jonë 2025`

Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, po e ndërton atë

Rama: Muzeu “Onufri” në Berat mbi 30 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Bashkë në konferencën për diasporën: Prishtina, Tirana, Shkupi

TAGGED: #Lugina e ëndrrave, #Ylfete Aliu Osmani
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin urdhëron diplomatët të shtyjnë bisedimet e paqes për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
Osmani: ‘Vatra’ ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës
Kush janë punëtorët e shtetit që paguhen pa punuar?
16 milionë dollarë për trajnim e shkathtësim të fuqisë punëtore dhe gjithëpërfshirje në sektor të energjisë
Trajkoviq: Vuçiq tani kërkon që serbët t’i binden dhe të takohen me Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?