By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës së Kaçanikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës së Kaçanikut
Lajme

Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës së Kaçanikut

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 7:02 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Pas vendosjes së gurthemelit të objektit të Komunës së Shtimes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vazhdoi për në Komunën e Kaçanikut, për të vendosur gurthemelin e çerdhes së re në Rekë-Vatë.

Kryeministri Kurti përgëzoi qytetarët e Kaçanikut për gurthemelin e kësaj çerdheje, kontrata e së cilës u nënshkrua më 18 nëntor të këtij viti dhe është investim i plotë i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që arrin shifrën prej mbi 1 milion euro.

“Do të jetë 740 metra katrorë për 40 fëmijë dhe në këtë mënyrë fëmijët do të marrin edukim të hershëm, ndërkaq prindërit do të kenë më shumë kohë për vete, sidomos nënat, po në të njëjtën kohë edhe fëmijët kur të shkojnë në shkollë do të jenë shumë më të përgatitur”, tha kryeministri Kurti.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se gjatë këtij mandati qeverisës, në Kaçanik vetëm nga MAShTI është investuar mbi 2,6 milionë euro, përfshirë ndërtimin e kësaj çerdhe, shkollës në Doganaj dhe pajisjes së shkollave me kabinete, laboratore dhe pajisje për edukatën fizike.

“Deri më tani, Kaçaniku ka pasur një çerdhe dhe kjo e dyta pritet të përfundojë brenda një viti, në ndërkohë që është në proces edhe një çerdhe tjetër, për të cilën tashmë veç se kanë filluar të gjitha procedurat administrative”, shtoi më tej ajo.

Tutje, kryeministri Kurti tregoi se Qeveria është përqendruar në ndërtimin e çerdheve anë e mbanë Kosovës, ku me investim prej mbi 37 milionë euro gjithsej, numri i fëmijëve që shkojnë në çerdhe në Kosovë është rritur për rreth 33 për qind.

“Jemi të përqendruar anë e mbanë Kosovës, përafërsisht rreth 65 çerdhe deri më tani. Është një investim i Qeverisë sonë prej mbi 37 milionë euro gjithsej, me ç’rast duhet theksuar që për këto katër vite numri i fëmijëve që shkojnë në çerdhe në Kosovë është rritë për rreth 33 për qind, prej rreth 5500 fëmijë sa kanë qenë më herët, po i afrohemi numrit 7500 fëmijë”, përmbylli kryeministri Kurti.

Ai uroi qytetarët e Komunës së Kaçanikut, kryetarin e saj Besim Ilazin, ministren Nagavci, zëvendësministrat Jeton Raka e Arsim Ademi, për këtë të arritur të përbashkët.

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

TAGGED: #Gurthemel i çerdhës, #Kaçanik
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Ekspertët: Djegia e hamullorëve e dëmshme për tokën dhe mjedisin

Kosova Times Kosova Times August 2, 2025
Në vend që të martohej, dhëndri përfundoi në një vend fatal: Shikoni skenën nga dasma
Kosova dhe Gjermania diskutojnë çështjet sociale
Vritet njeriu i cili dogji Kuranin ne Suedi
Juratoviq: Vuçiq përdor armatimin për të blerë ndikim ndërkombëtar, në dëm të qytetarëve të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?