Policia ka bërë të ditur se njëri prej të arrestuarve është bashkëshorti i viktimës, i cili sipas saj ka qenë në dijeni me sulmin që i është bërë nja i dyshuari tjetër.

“Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.