By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Tirana mikpritëse e samitit të NATO-s në 2027-ën, i pranishëm edhe Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Tirana mikpritëse e samitit të NATO-s në 2027-ën, i pranishëm edhe Trump
Lajme

Rama: Tirana mikpritëse e samitit të NATO-s në 2027-ën, i pranishëm edhe Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/12/30 at 5:32 PM
Kosova Times Published December 30, 2024
Share
SHARE

Vitin e ardhshëm në 16 maj Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe samitin e NATO-s në vitin 2027.

Në konferencën e fundvitit me gazetarë, Kryeministri Edi Rama u ndal tek organizimi në vendin tonë i një sërë samitesh të rëndësishme ndërkombëtare që, sipas tij, ishin të pamendueshme deri pak vite më parë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot një vend që respektohet dhe vlerësohet nga ndërkombëtarët dhe se ky fakt shikohet edhe pritjen në Tiranë të samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj 2025 dhe samitin e NATO-s në vitin 2027.

“Janë organizuar në Shqipëri një sërë samitesh të pamendueshme disa vite më parë dhe vitin e ardhshëm më 16 maj do të presim samitin e Komunitetit Politik Europian ku do kemi udhëheqësit e Europës përtej kufijve të BE-së. Shqipëria është sot një vend ku të gjithë shohim me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime që na bëjnë krenar dhe motivim për të vazhduar më tutje”, theksoi ai.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se “akoma më e pakëndueshme është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s në 2027-ën” gjë për të cilën tha ai, kanë nisur punën së bashku me Aleancën.

Kryeministri Rama deklaroi sot se në Samitin e NATO-së në kryeqytetin shqiptar do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-ve, Donlald Trump.

Rama theksoi se “kemi filluar punën me NATO-n, një mision inspektimi i logjistikës ka ardhur në Tiranë, ka bërë vlerësime që do të ishin të pamenduara në Tiranë përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë”.

“Ardhja e Presidentit të SHBA dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicion tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë”, deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama u ndal edhe tek një zhvillim lidhur me arsimin në nivel ndërkombëtar duke theksuar se në një garë me disa vende, Shqipëria fitoi mundësinë shumë domethënëse të hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë.

“Është filiali i dytë i Kolegjit të Europës i cili historikisht e ka qendrën e vet në Bruzh, të Belgjikës, pas filialit të parë që u hap në Natalinë të Polonisë dhe hapet në Tiranë si një sinjal kuptimplotë dhe vlerësim domethënës”, u shpreh ai.

Rama e cilësoi sinjal kuptimplotë për pozicion sot krejt të ri të Shqipërisë në hartën e marrëdhënieve  ndërkombëtare dhe me BE-në.

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times December 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Vërmicë konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Kosova Times Kosova Times November 3, 2025
Ahmeti nga sheshi “Skënderbej: UÇK ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftërat
“Sfida dhe dinamika e Sigurisë Kombëtare”
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante
Kurti: Qeveria s’do të ndalet së mbështeturi Policinë e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?