Donacioni, i konsideruar si më i madhi deri më tani për SHKK-në, përfshin pajisje moderne, duke përfshirë: një veturë, një gjenerator, 293 kompjuterë dhe laptopë, si dhe pajisje të tjera teknologjike, si skanerë, printerë, telefona, radio-lidhje dhe inventarë për zyrë.

 

Gjatë fjalës së tij, Dibrani shprehu falënderime ndaj EULEX-it për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, duke theksuar se donacioni do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të punës dhe modernizimin e pajisjeve teknike.

“Kjo ndihmë do të kontribuojë në avancimin e standardeve dhe efikasitetit të institucioneve tona korrektuese,” tha ai.

Nga ana tjetër, Galzignato dhe Melkko vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke theksuar se ky donacion është një pasqyrë e angazhimit të EULEX-it për të mbështetur Shërbimin Korrektues të Kosovës në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Ky moment shënon një hap të madh drejt modernizimit dhe forcimit të kapaciteteve të SHKK-së, duke theksuar rolin e rëndësishëm të partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e institucioneve tona korrektuese.