Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë vendim për dhënien e titullit të nderit “Doctor Honoris Causa” ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush.

 

Propozimi për dhënien e këtij titulli erdhi nga Arsim Vranovci, kryetar i Bordit Këshillëdhënës të Universitetit dhe president i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, derisa nga senati u miratua me motivacion të lartë për njohjen e kontributit të jashtëzakonshëm të ish-presidentit Bush në mbështetje të Kosovës, njofton ky universitet.

Ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për ish-presidentin Xhorxh W. Bush pritet të mbahet në një ngjarje solemne gjatë vitit të ardhshëm. Kjo ngjarje do të shënojë një moment historik për Universitetin dhe do të forcojë lidhjet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, thuhet tutje në njoftim.