By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Finlanda heton prerjen e kabllove nënujore nga anija me naftë ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Finlanda heton prerjen e kabllove nënujore nga anija me naftë ruse
Rajon / Botë

Finlanda heton prerjen e kabllove nënujore nga anija me naftë ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/12/31 at 5:02 PM
Kosova Times Published December 31, 2024
Share
SHARE

Autoritetet finlandeze mendojnë se sabotimi i kabllove të rëndësishme për energjinë dhe telekomunikacionin në Detin Baltik është shkaktuar nga spiranca e tërhequr në tabanin e detit për kilometra të tëra nga një anije që transporton naftë ruse. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ky është incidenti më i fundit i tillë gjatë muajve të fundit dhe NATO-ja paralajmëron për rrezikun në rritje të të ashtuquajturve sulme hibride.

Një anije që transporton naftë ruse është ndaluar pranë bregdetit të Finlandës, ndërsa autoritetet po hetojnë dëmin e shkaktuar ndaj kabllove të energjisë dhe internetit javën e kaluar në Detin Baltik.

Policia finlandeze tha të dielën se zbuloi gjurmën prej disa kilometrash në shtratin e detit, që duket se është shkaktuar nga një spirancë.

“Janë këputur katër kabllo. Arritëm ta mbajmë situatën nën kontroll, gjetëm anijen në fjalë, e sollëm në ujërat finlandeze dhe filluam procedurat hetimore”, tha Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

Autoritetet finlandeze mendojnë se anija “Eagle S”, e regjistruar në Ishujt Cook, është pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë, që përbëhet nga anije të vjetruara që përdoren për të shmangur sanksionet perëndimore ndaj eksporteve të naftës, të vendosura pas sulmit frontal në Ukrainë në vitin 2022. Kremlini nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt akuzave për sabotazh.

Dëmtimet e kabllit energjitik Estlink-2 dhe tre linjave të telekomunikacionit janë vetëm më të fundit në një seri incidentesh në Detin Balltik.

Në nëntor, një anije kineze dyshohet se këputi dy kabllo me fibra optike për transmetimin e të dhënave në ujërat suedeze.

Vitin e kaluar u dëmtua tubacioni Balticconnector, që lidh Estoninë me Finlandën. Dhjetë muaj më vonë, Kina tha se një anije e regjistruar në Hong Kong e pati shkaktuar dëmin gjatë një furtune, por Finlanda e priti me skepticizëm këtë deklaratë.

Estonia po bën thirrje që të përditësohet legjislacioni për transportin detar.

“Nuk mund të jenë aksidente. Këto lloj situatash nuk janë tipike, jo vetëm për rajonin tonë, por as për rajone të tjera në botë. Pra, me arritjet në teknologji, mendoj se është një ide e mirë që t’i rishikojmë ligjet ndërkombëtare për t’i lehtësuar këto hetime”, thotë Liisa Pakosta, ministre e Drejtësisë e Estonisë.

NATO-ja tha të premten se do të rrisë praninë në Detin Baltik. Aleanca bëri rishtazi manovra detare në rajon. Por reagimi ndaj sulmeve hibride, si prerja e kabllove nënujore, është kompleks, thotë analisti Charly Salonius-Pasternak.

“Nëse fajësojmë dikë, a do të shtrëngojmë masat? Çfarë do të bëjmë për këtë? Pasi është e qartë se nuk mund të përdorim të njëjtat mjete në kundërpërgjigje ndaj Rusisë dhe Kinës. Të paktën jo në këtë pikë”, thotë analisti.

Autoritetet thonë se puna për të riparuar dëmin ndaj kabllit Estlink 2 mund të zgjasë deri në muajin gusht.

You Might Also Like

Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”

Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur

Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet

Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok

BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së

Kosova Times December 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Rumania do të dërgojë 100 ushtarë për të forcuar praninë e KFOR-it
Letërsia e heshtjes së përditshme
Tragjedia ne nje shkolle fetare ne Afganistan: 15 të vrarë nga një shpërthim
Kriza e rrymës: Qeveria ndan 19 milionë euro për faturat e konsumatorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?