By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit, në një incident të “madh” kibernetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit, në një incident të “madh” kibernetik
Rajon / Botë

Hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit, në një incident të “madh” kibernetik

Kosova Times
Last updated: 2024/12/31 at 5:06 PM
Kosova Times Published December 31, 2024
Share
SHARE

Hakerat kinezë depërtuan në disa kompjutera të Departamentit amerikan të Thesarit dhe siguruan qasje në dokumente të paklasifikuara përmes një programi kompjuterik të një entiteti të tretë që ofron shërbime për departamentin, njoftuan zyrtarët të hënën.

Departamenti i Thesarit nuk dha detaje se për sa kompjutera bëhej fjalë apo se tek çfarë dokumentesh mund të kenë pasur qasje hakerat, por përmes një letre drejtuar ligjvënësve ku i njoftonte për këtë incident thekson se “deri më tani nuk ka dëshmi që tregojnë se hakerat kanë vazhduar të kenë qasje tek informacionet e Thesarit”. Sipas letrës, ky rast po hetohet si një “incident madhor në sigurinë kibernetike”.

“Thesari i trajton me shumë seriozitet të gjitha kërcënimet kundër sistemeve tona dhe të dhënave që ato ruajnë”, tha një zëdhënës i këtij departamenti në njoftim. “Gjatë katër viteve të fundit, Thesari e ka përforcuar mbrojtjen e vet kibernetike dhe do të vazhdojë të punojë bashkë me partnerët në sektorin privat dhe publik për të mbrojtur sistemin tonë financiar nga kërcënuesit”.

Në Pekin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme dha përgjigjen standarde që Kina jep si reagim ndaj pretendimeve për ndërhyrjen kibernetike.

“E kemi përsëritur qëndrimit tonë për akuza të tilla të pabaza, të cilave u mungojnë provat”, tha zëdhënësja Mao Ning gjatë konferencës ditore me gazetarë. “Kina në vazhdimësi kundërshton të gjitha format e ndërhyrjes kibernetike dhe e kundërshtojmë shpërndarjen e informacioneve të rreme kundër Kinës për qëllime politike”.

Incidenti vjen ndërkohë që zyrtarët amerikanë po vazhdojnë të përballen me pasojat e fushatës masive kineze të kundër-spinuazhit, të njohur me emrin ‘Salt Typhoon’, që u dha zyrtarëve në Pekin qasje tek një mesazhet private dhe bisedat telefonike të një numri të panjohur amerikanësh. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se numri i kompanive të telekomunikimit që janë prekur nga kjo ndërhyrje kibernetike tani ka arritur në nëntë.

Departamenti i Thesarit tha se e ka identifikuar problemin e fundit më 8 dhjetor, kur kompania ‘BeyondTrust’ që ofron si shërbim një program kompjuterik, njoftoi se hakerët kishin vjedhur një kod “që përdorej nga klienti për të siguruar shërbimin që ruan të dhënat në një bazë dhe që përdoret nga distanca për t’iu ofruar ndihmë teknike” punonjësve. Ky kod ka ndihmuar hakerat të depërtojnë përtej murit të sigurisë së shërbimit dhe të hyjnë në kompjuterat e disa punonjësve.

Që nga ajo ditë, shërbimi i komprometuar është hequr nga përdorimi dhe nuk ka prova se hakerët ende kanë qasje në informacionin e departamentit, shkroi ndihmës-sekretari i Thesarit, Aditi Hardikar të hënën, në një letër drejtuar Komisionit të Senatit mbi Bankat.

Departamenti tha se po bashkëpunonte me Byronë Federale të Hetimeve dhe Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë si dhe palë të tjera për të hetuar pasojat e ndërhyrjes kibernetike dhe se përgjegjësia për këtë ndërhyrje u është atribuuar personave të sponsorizuar nga shteti kinez. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

TAGGED: #Departamenti amerikan i Thesarit, #Hakerë kinezë
Kosova Times December 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdekjet globale nga konfliktet arritën nivelin më të lartë të 30 viteve deri në vitin 2021

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
KQZ: Edhe 9 ditë për aplikim online për certifikim për Zgjedhjet Lokale
Mbledhja për KPM-në, Halimi: VV-ja po kap të gjitha institucionet e pavarura
Moska thotë se Ukraina ka nën kontroll dhjetëra vendbanime ruse
Tedesco: Belgjika luan për fitore me Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?