Policia ka bërë të ditur se një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person me të cilin bashkëjeton në Mitrovicë të Veriut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën, ku shtetasja e huaj është dërguar për trajtim mjekësor, e i dyshuari që ishte në ndikim të alkoolit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e huaj me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti iniciohet si “lëndim i rëndë trupor”.