Me nderimet më të larta ushtarake dhe qytetare në Junik iu dha lamtumira e fundit veteranit të luftës së UÇK-së, Muhamet Xhemë Gacaferi.
Bashkëqytetarë e bashkëluftëtarë e vlerësuan lart kontributin jetësor të tij e veçmas gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së deri në çlirimin e plotë të vendit.
Muhamet Gacaferi, luftëtar i Brigadës 131, ishte pasardhës i intelektualit dhe atdhetarit të shquar Sali Gacaferi, sot hero i Kosovës.