Dakaj ishte arrestuar nga autoritetet serbe në janar të vitit të kaluar teksa po kalonte pikën kufitare në Merdar së bashku me të vëllanë, pesë ditë pas liberalizimit të vizave. Nën akuza për krime lufte, aktualisht në burg në Serbi po mbahet Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa. Mehmetaj, i cili u arrestua në janar të vitit 2020, u dënua me gjashtë vjet burgim muajin e kaluar. Ndërsa Mustafa, i arrestuar në qershor të vitit 2024, vazhdon të jetë në paraburgim.