Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i dhunës në familje ka ndodhur të enjten pas mesnate në Viti.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se kishte rrahur babanë e tij, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur një pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.