Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të ketë aeroport alternativ, i cili përdoret në raste të fluturimeve emergjente.
“Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ai ka premtuar aftësimin e Aeroportin të Gjakovës.
“Për këtë qëllim, ne do ta aftësojmë Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin.
Ky reagim i Haradinajt erdhi pas dështimit të afër 40 fluturimeve, si pasojë e mjegullës.