Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një letre të publikuar në platformën X, ku ka përmendur disa arsye për këtë vendim. Pahor ka thënë se një prej arsyeve ka qenë përmendja e reduktimeve në buxhet për emisarët dhe kabinetin e tyre. Në këtë letër Pahor ka thënë se gjatë bisedimeve zyrtare ka mësuar që BE-ja po kërkonte diplomat dhe jo politikan për të dërguar special. Ai ka thënë po ashtu se edhe pikëpamjet e tij për zgjerim dallojnë nga politika e BE-së. Ndër të tjera, politikani slloven ka thënë se bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e Serbi më shumë i kanë parë si të rëndësishme dhe me ndikim zgjedhjet amerikane sesa ato evropiane, e kjo sipas tij flet shumë për autoritetin e procesit të zgjerimit në rajon.