Në një postim në Facebook, KFOR tha se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kryejnë patrullime rregullisht, përfshirë edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, KFOR-i përmendi edhe ruajtjen e infrastrukturës kritike.

“Kryerja e patrullimeve dhe ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet një mjedis i sigurt për të gjithë”.

KFOR tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Tutje KFOR-i përsëriti se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.