Një 41-vjeçar nga Kosova me iniciale V. Z., është kapur nga autoritetet shqiptare duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri me 13 mijë e 420 euro pa i deklaruar.
Ai është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13,420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.