Policia e Kosovës njofton se e ka marrë për intervistim një të mitur në jug të Mitrovicës, pasi dyshohet se ai hodhi mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it te Bulevardi “Isa Boletini”.
“Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, kishte hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve). Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor”, njofton PK-ja.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.