By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë, u përfshinë 4 policë (VIDEO)
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë, u përfshinë 4 policë (VIDEO)
Lajme

Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë, u përfshinë 4 policë (VIDEO)

Kosova Times
Last updated: 2025/01/04 at 3:59 PM
Kosova Times Published January 4, 2025
Share
SHARE

Janë publikuar pamjet nga ngjarja e ndodhur më 1 janar 2025 në Sarandë, ku ishin të përfshirë edhe katër efektivë policie.

Në pamje shihet përplasja fizike mes shumë personave, madje në një moment njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në ajër.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet që Izet Abazaj, 19-vjeçari i arrestuar në lidhje me një grabitje në ndodhur në një biznes të zonës, të jetë shkaku i sherrit.

Ai ka marrë një automjet me qira nga vëllezërit Nexhipi dhe nuk ua ka kthyer atë. Për këtë shkak, është ndezur edhe konflikti midis vëllezërve dhe efektivit të policisë Alvaro Sulejmani, i cili i ka dalë në mbrojtje 19-vjeçarit Abazaj.

 

Rezulton se pak para ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku u dëmtuan me sende të forta dy vëllezër dhe u hap zjarr me pistoletë, 19-vjecari Izet Abazaj, edhe pse ishte në kërkim policor, po darkonte bashkë me efektivët e policisë dhe miq të tyre në lagjen nr.4 të Sarandës.

Jashtë lokalit ka ndodhur një konflikt verbal, pikërisht për mbajtjen e makinës nga Abazaj, që mendohet se është edhe zanafillë e sherrit që vijoi pas mesnate.

Policia është njoftuar për debatin pranë lokalit dhe është gjendur menjëherë në vendngjarje.

Kur është qetësuar situata, policia ka vënë re prezencën e Izet Abazajt, i cili kërkohej prej 31 dhjetorit, i identifikuar pas një pune operative të policisë si autor i një vjedhje me dhunë.

Menjëherë efektivë të Komisariatit të Sarandës, kanë ndaluar 19-vjecarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat.

Gjatë kësaj kohe, 4 kolegët e tyre, efektivët me mbiemër Sulejmani bashkë me shokë të tyre, janë zhvendosur drejt fshatit Gjashtë për të “sqaruar” sërish atë çka ishte lënë në mes, ku më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë që shkaktoi plagosjen e dy personave me sende të forta, ndërkohë që një efektiv hapi zjarr me pistoletë. Forcat “Shqiponja” të informuara nga Salla

Operative janë nisur sërish me urgjencë drejt Gjashtës, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është parandaluar një vrasje e mundshme, pasi të shtënat vijonin edhe në prezencë të policisë.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times January 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Kosova Times Kosova Times January 10, 2026
Ambasada e Serbisë në SHBA po “lahet” pasi ata së bashku me Rusinë u identifikuan si mbështetësit kryesorë të Dodikut.
Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale
Kultura e leximit e në Kosovë vit pas viti po përkeqësohet
Në Sergiev Posad – një shpërthim i fuqishëm në territorin e një uzine ushtarake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?