By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Libani më 2024, sërish në qendër të trazirave në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Libani më 2024, sërish në qendër të trazirave në Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

Libani më 2024, sërish në qendër të trazirave në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2025/01/05 at 6:53 PM
Kosova Times Published January 5, 2025
Share
SHARE

Gjatë vitit 2024 Lindja e Mesme përjetoi një ndryshim të madh të ekuilibrit të forcave. Libani u vu përsëri në qendër të trazirave, pasi Izraeli filloi sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut, duke shkatërruar disa pjesë të vendit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Bejrut, Jacob Russell, një armëpushim i brishtë në nëntor ndaloi luftimet, të paktën përkohësisht, por ndryshimi i regjimit në Siri rrezikon të sjellë më shumë paqëndrueshmëri në vitin 2025.

Libani ka kaluar jo pak trazira në të kaluarën, por viti 2024 ishte vërtet i vështirë.

Lufta midis grupit militant Hezbollah dhe Izraelit përfshiu vendin pas pothuajse një viti të shkëmbimit të sulmeve ajrore përgjatë kufirit.

Udhëheqësi me ndikim i grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah u vra, së bashku me një pjesë të madhe të drejtuesve të tjerë kryesorë. Hezbollahu, një forcë e madhe politike në Liban dhe një aleate besnike e Iranit, u trondit dhe ra dakord për kushtet e armëpushimit, në fund të nëntorit.

“Irani dhe ajo që ka mbetur nga Hezbollahu duket se kanë arritur në përfundimin se kanë nevojë për uljen e tensioneve Ata kanë nevojë për disa vite qetësi dhe stabilitet për të gjetur rrugën si të ecët përpara, për Iranin dhe për veten e tyre, për strategjinë për të rifuqizuar Hezbollahun”, thotë Paul Salem nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Por qetësia dhe stabiliteti duket se janë të vështira të realizohen.

Pak orë, pasi armëpushimi hyri në fuqi më 27 nëntor, rebelët në Sirinë fqinje nisën një ofensivë në shkallë të gjerë që brenda dy javësh çoi në përmbysjen e regjimit të Asadit, pas një lufte civile 13 vjeçare.

Grupi Hezbollah kishte luajtur rol thelbësor për mbajtjen e Assadit në pushtet.

“Në një luftë me gjithë këta faktorë, nuk është e vështirë të kuptohet kur të ofrohet një mundësi për të ndryshuar situatën, ashtu siç ndodhi me grupet në Siri. Hezbollahu është dobësuar, Irani përballet me vështirësi, Rusia gjithashtu po has në vështirësi në Ukrainë, kjo ishte koha e duhur për të lëvizur”, thotë Nizar Ghanem nga Instituti i Politikave Alternative.

Rënia e Assadit ndërpreu rrugët përmes të cilave Irani furnizonte Hezbollahun, tanimë të dobësuar. Krahas kushteve të armëpushimit që kërkojnë largimin e grupit Hezbollah nga kufiri me Izraelin, analistët shohin një mundësi të mirë për Libanin.

“Pjesa jugore e Libanit nuk i shërben më Iranit për një qëllim strategjik ushtarak. Ky është një bekim për Libanin. Kjo do të thotë se ata nuk do të investojnë në praninë e madhe ushtarake në Libanin jugor”, thotë Paul Salem nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Siç ndodh rëndom, duhet të arrihet një ekuilibër delikat. Grupi Hezbollah ka qenë lojtar kryesor rajonal për dekada. Ai ka një elektorat të madh dhe besnik në Liban.

Rënia e tij do të krijonte një boshllëk të rrezikshëm.

“Nëse bëhen përpjekje për një disfatë të plotë të Hezbollahut në nivelin që përjetoi partia Baath e Sadam Hyseinit në Irak, do të shohim një luftë të pafund në rajon, nga Bagdadi, deri në Jerusalem. Libani do të shpërbëhej”, thotë Nizar Ghanem nga Instituti i Politikave Alternative.

Me ngjarjet që po zhvillohen në të gjithë rajonin me një ritëm të shpejtë, Libani përballet me pasiguri të madhe në vitin 2025 dhe populli i tij po përgatitet për një tjetër vit të dhunshëm.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

TAGGED: #Liban, #Lindja e Mesme
Kosova Times January 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Teprojnë 50 milionë euro, komunat nuk i shfrytëzuan për investime kapitale

Kosova Times Kosova Times January 3, 2025
Familjarët kujtojnë bisedat e fundit me Afrimin: Mbante me krenari uniformën
Vazhdon debati në Uashington pas vizitës së ish-Presidentit Trump në Varrezat Kombëtare
S’ka gola në kryederbin italian
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucionale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?