By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Manchester United del me pikë nga `Anfield`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Manchester United del me pikë nga `Anfield`
Sport

Manchester United del me pikë nga `Anfield`

Kosova Times
Last updated: 2025/01/05 at 7:48 PM
Kosova Times Published January 5, 2025
Share
SHARE

Manchester United ka nxjerrë një rezultat pozitiv në transfertë kundër kryesuesit të Premier League, Liverpool.

Dy skuadrat kanë barazuar në “Anfield” në ndeshjen e Javës së njëzetë në Premier League. Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-2.

Siç pritej, Liverpool ka krijuar më shumë raste, por United ka pasur kontroll të konsiderueshëm të topit gjatë gjysmë ores së parë dhe ka krijuar disa mundësi. Një prej tyre ka qenë kur Diogo Dalot e ka gjetur të lirë Amad Diallo në zonë, por sulmuesi nuk ka nuk arritur ta drejtojë goditjen në portë.

Skuadra e Arne Slot është dukur e rrezikshme gjatë pjesës së parë, por i i ka munguar finalizimi. Luis Díaz ka gjuajtur lart dhe jashtë nga brenda zonës, ndërsa Alexis Mac Allister ka parë një goditje të tij të pritet nga Andre Onana.

Ruben Amorim mund të jetë zhgënjyer që skuadra e tij nuk ka kaluar në avantazh para pushimit, pasi Rasmus Hojlund është gjendur përballë Alisson, por tentativa e tij është ndalur nga portieri brazilian.

United ka vazhduar paraqitjen pozitive pas pushimit, duke kërcënuar veçanërisht nga krahu i djathtë i Liverpool. Mysafirët kanë kaluar në epërsi në minutën e pesëdhjetë e dytë, kur Trent Alexander-Arnold ka humbur një top, i cili është kapur nga Lisandro Martinez. Argjentinasi ka  bashkëpunuar me Bruno Fernandes dhe ka arritur ta shënojë golin e parë të United në “Anfield” pas gjashtë vitesh.

Epërsia e United nuk ka zgjatur shumë, pasi Cody Gakpo është shërbyer nga Mac Allister dhe holandezi e ka shmangur Matthijs de Ligt për të goditur në kënd.

Puna e madhe e United është prishur kur De Ligt është ndëshkuar për prekje të topit me dorë në zonë, duke i dhënë mundësinë Mohamed Salah të shënojë nga penalltia, pavarësisht përpjekjes së Onana për ta ndalur.

Amorim e ka aktivizuar Alejandro Garnacho pas disavantazhit, dhe argjentinasi ka ndikuar menjëherë duke kaluar në krahun e majtë dhe duke futur një top në zonë, ku Diallo ka shënuar për barazimin.

Të dyja skuadrat kanë kërkuar golin e fitores, me raste në të dyja anët. Të dy portierët janë vënë në provë, por asnjëri ekip nuk ia ka arritur ta gjente golin e tretë, duke e mbyllur ndeshjen me barazim.

Pas këtij barazimi, Liverpool mbetet lider në Premier League me dyzet e gjashtë pikë, gjashtë më shumë se sa Arsenal në vendin e dytë. Manchester United gjendet në vendin e trembëdhjetë me njëzet e tri pikë.

You Might Also Like

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel

Kryeziu dhe Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë

Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri

TAGGED: #Liverpool, #Manchester United, #Premier League
Kosova Times January 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pamjet nga pallati i pushtuar i Bashar al-Assad-it, banorët vendas po nxjerrin rroba, pjata dhe çanta të shtrenjta

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Rukiqi i LDK-së e quan propagandë tabelën e ministrit Murati për pagat: E injoroi inflacionin
Rohde: Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro në vit me anëtarësim
Fitore bindëse e kampionëve
Zelensky kritikon Modin për takimin me Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?