By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet, mundësi e artë e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjedhjet, mundësi e artë e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar!
Opinion

Zgjedhjet, mundësi e artë e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/05 at 10:18 AM
Kosova Times Published January 5, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Do të ishte me interes për qytetarin dhe fat i mirë për vendin sikur vitin 2025 ta fillonim me tema të reja, me inovacione e suksese në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, e pse jo me suksese e të arritura në fushën e drejtësisë, përkatësisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por këto do jenë tema edhe të këtij viti që posa shkelëm.

Viti i ri me probleme të vjetra

Fatkeqësisht Kosova hyri në vitin e ri me problemet e vjetra, të bartura nga viti i kaluar, me sfidat më të mëdha që ka para vetes pas shpalljes së pavarësisë, për shkak të procesit të bisedimeve të pabarabarta me Serbinë dhe rrezikut që i kanoset shtetit nga koncesionet e rrezikshme në këto bisedime!

Ky është produkt i politikanëve të papërgjegjshëm e karrierist, që e kanë penguar ecjen dhe zhvillimin e Kosovës, me tendencë për ta kthyer në pikën zero, në atë të vitit 1999.

Këta politikan në tavolinën e bisedimeve nën skenarin serb me vetiniciativën dhe kryeneçësinë e tyre, janë të gatshëm të shkelin mbi çdo të arritur dhe mbi çdo vlerë për të ruajtur apo rimarrë pushtetin, për të ruajtur pasuritë milionëshe të fituara në mënyrë të paligjshme korruptive dhe kriminale.

Edhe pse nuk janë zgjidhja e duhur për vendin në rrethanat aktuale, zgjedhjet e rregullta parlamentare janë një mundësi e mirë e qytetarëve për filtrimin dhe ndëshkimin e figurave politike që ua nxinë jetën dhe thyen shpresat për jetë në shtetin e ëndërrimeve të gjata!

Pavarësisht kush vjen në pushtet, me këtë klasë politike në pozitë dhe në opozitë deri në fund të vitit 2025, do të kemi më pak shtet e më shumë kriminalitet, do të kemi tkurrje territoriale dhe zvogëlim të popullatës shqiptare në Kosovë.

“Cosa Nostra”-at kosovare

Nuk është fjala për organizatën mafioze siciliane të shekullit 19-të, por për mafian kosovare të këtij çerekshekulli.

Zhvillimi i krimit të organizuar në Kosovë, filet e veta i ka me fillimin e luftës

çlirimtare, ku individ të papërgjegjshëm në emër të luftës ‘çlirimtare’ kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme komerciale për përfitime personale, të cilat më vonë kanë marrë formën e organizimit duke u zgjeruar paslufte në të gjitha partitë politike dhe qeverisjen e vendit në përgjithësi.

Përfundimi i luftës çlirimtare i qiti në shesh të gjitha; kush ishin luftëtar të vërtetë të lirisë sonë dhe kush ishin përfituesit e saj.

Luftëtarët e vërtetë të lirisë sonë, edhe 26 vite nga çlirimi përballën me kafshatën e gojës, ndërsa drejtuesit e fondeve, komandantët dhe qeveritarët e atëhershëm u shndërruan në milionerë, uzurpator të pushtetit dhe të çdo gjëjë në këtë vend.

Për habi, me përjashtim të disa zërave nga Diaspora, të gjithë heshtin, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e fondeve të luftës, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e vrasjeve politike, askush nuk e ngritë zërin kundër uzurpatorëve të lirisë sonë!

Më falni, për vrasjet e pasluftës do të flitet shumë dhe çdo ditë gjatë fushatës zgjedhore, anipse kur ishin në pushtet nuk e bën asnjë hap për zbardhjen e asnjë rasti të vetëm!

Të gjitha partitë politike do të flasin për korrupsion dhe krim të organizuar, por askush nuk del me fakte të flas me emër dhe mbiemër për askë, ngase të gjitha janë në bashkërendim me njëra-tjetrën. Rrjeta e krimit të organizuar në Kosovë është bërë e rrezikshme për jetën e qytetarëve, është bërë sikur rrjeta e “Spidermanit”.

Grupet mafioze nuk do të mbetën të pamposhtura përgjithmonë

Grupet mafioze të grumbulluar brenda partive politike, janë shndërruar në sundues dhe përbindësha të mëdhenj, të paprekshme nga ligjet dhe drejtësia e shtetit të Kosovës.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të, mbetën të pamposhtura përgjithmonë. Një ditë do t’u vije fundi edhe këtyre krijesave njerëzore që po vashdojnë të ushqehen me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës, me djersën dhe mundin e mërgimtarëve (me plaçkitjen në pikat kufitare, nxjerrjen e dokumenteve, gjobave në komunikacon, etj.).

Grupet mafioze janë, sikurse çdo histori që ka fillimin dhe fundin e saj. Fitorja ndaj këtyre grupeve mafioze nuk mund të vie si rezultat i heroizmit individual, por si rezultat i angazhimit në këtë betejë të të gjithë qytetarëve të vendit, përshirë forcat përparimtare nga të gjitha partitë politike dhe shoqëria civile.

Përvoja e deritanishme e ka treguar se agjensionet “anti korrupsion”, “Task Forca” dhe “OJQ”-të, nuk janë gjë tjetër vetëm se një ‘dekor’ i skenës politike për mashtrimin e qytetarëve.

Të gjitha agjensionet antikorrupsion janë të kontrolluara nga grupet e interesit dhe të fortët e politikës, ku bashkë me sistemin e drejtësisë janë bërë sundimtarët e vërtetë të këtij vendi dhe popullatës së mbetur në Kosovë. “Kozanostra” (Cosanostra) të vendit tonë, të paprekshëm nga ligjet dhe drejtësia shtetërore deri më tani kanë mbetur të pandëshkuar edhe nga ligjet kanunore!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina dëmton radarin rus dhe Pantsir-S1 me vlerë 15 milionë dollarë në një tjetër bastisje në Krime

Kosova Times Kosova Times September 23, 2025
Qeveria kerkon nga eurodeputetët nga Parlamenti Evropian të hiqen masat ndaj Kosovës
U publikua video e arrestimit të Jack Teshear në lidhje me rrjedhjen e informacionit të klasifikuar VIDEO
Kurti falemnderon Macronin e Bachin për organizimin e mikpritjen në Paris
Osmani thotë se liria e Kosovës mban vulën e Bill dhe të Hillary Clintonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?