By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Sallahu: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të nisë këtë vit
January 9, 2026
PDK mirëpret shfuqizimin e 13 ligjeve nga Kushtetuesja
January 9, 2026
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
January 9, 2026
Osmani pret Hargreaves, theksohet rëndësia e formimit të institucioneve
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Të mos lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: Të mos lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol
Rajon / Botë

Biden: Të mos lejojmë nënvlerësimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol

Kosova Times
Last updated: 2025/01/06 at 5:18 PM
Kosova Times Published January 6, 2025
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden është zotuar se tranzicioni i pushtetit nga ai te Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të jetë i rregullt, ndryshe nga katër vjet më parë.

Gjatë një fjalimi që mbajti mbrëmë para ligjvënësve demokratë në Shtëpinë e Bardhë, Biden kundërshtoi atë që ai e quan “përpjekje të pandërprerë” për të nënvlerësuar sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol nga një turmë mbështetësish të Donald Trump. Turma bëri përpjekje të pengojë certifikimin e fitores së Biden ndaj rivalit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020

Presidenti Joe Biden tha, se pas asaj që ndodhi në vitin 2021, 6 janari, dita kur sipas kushtetutës Kongresi çdo katër vjet certifikon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, nuk mund të merret më si e mirëqenë që gjithçka do të shkojë qetë.

“Shpresoj që të mos e marrim më kurrë si të mirëqenë. Para katër vjetësh, më 6 janar, Kapitoli u sulmua nga një turmë e dhunshme. Nëse vini në zyrën ovale përpara se të largohem, do t’ju tregoj dhomën ngjitur në të cilën ish-presidenti, për tre orë e gjysmë po shihte çfarë po ndodhte në televizor. Demokracia jonë u vu vërtet në sprovë, por fatmirësisht, ajo mbijetoi. Arsyeja kryesore është guximi i policisë së Kapitolit dhe të njerëzve që qëndruan me ne. Mos i harroni kurrë”, tha presidenti Biden.

Procesi i certifikimit, zakonisht një formalitet, u përmbys katër vjet më parë kur mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan dhunshëm Kapitolin. Ata bënë përpjekje për të ndaluar transferimin e pushtetit te demokrati Joe Biden, i cili kishte fituar zgjedhjet.

Shumica e protestuesve shkuan drejt Kongresit nga një tubim aty pranë ku Trump u kërkoi të “luftonin fuqishëm” kundër asaj që ai e quan “manipulim i zgjedhjeve”. Një mbështetëse e Trump, Ashli Babbitt, u qëllua për vdekje nga një oficer teksa u përpoq të hynte me forcë në ndërtesën e Kongresit. Oficeri i policisë së Kapitolit, Brian Sicknick, i plagosur ndërsa u përball me turmën, pësoi infarkt të nesërmen dhe sipas mjekëve vdiq nga shkaqe natyrore. Kongresi u mblodh disa orë më vonë më 6 janar për të përfunduar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë ai u kërkoi ligjvënësve demokratë të “thonin të vërtetën” për sulmin e 6 janarit dhe të mos lejonin që historia e asaj që ndodhi të “rishkruhej apo edhe të fshihej”.

“Tani është detyra juaj të thoni të vërtetën, të mbani në mend atë që ndodhi dhe të mos lejoni që 6 janari të rishkruhet dhe as të fshihet. Duhet nderuar Kushtetutën, jo vetëm në ditët më të jashtëzakonshme dhe gjashtë janari është një nga ditët më të vështira të historisë amerikane, por çdo ditë. Tani, katër vjet më vonë, po largohem nga posti i presidentit dhe jam i vendosur të bëj gjithçka në fuqinë time për të respektuar transferimin paqësor të pushtetit”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden kaloi pjesën më të madhe të vitit 2024 duke paralajmëruar votuesit se Trump është një kërcënim serioz për demokracinë e vendit. Javën e kaluar, presidenti i dha Medaljen Presidenciale të Qytetarisë zonjës Liz Cheney dhe ligjvënësit demokrat Bennie Thompson, udhëheqësit e hetimit të Kongresit për sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Kongresi do të mblidhet të hënën në Uashington për të certifikuar fitoren e Trump në një seancë, që do të drejtohet nga rivalja që ai mposhti, Nënpresidentja Kamala Harris. Këtë herë nuk pritet dhunë, madje as kundërshtime procedurale, duke shënuar një rikthim në traditën amerikane që të transferimit paqësor të pushtetit presidencial.

Presidenti Biden sqaroi se arsyeja pse ai do të veprojë ndryshe nga Presidenti i zgjedhur Trump dhe republikanët është se “rregullat dhe institucionet kanë rëndësi”.

“Traditat thelbësore që kemi respektuar prej kohësh në Amerikë përfshijnë certifikimin e zgjedhjeve dhe duke marrë pjesë në inaugurimin e një presidenti të ardhshëm”, tha Presidenti Biden.

Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të vogël me katër vende më shumë se demokratët, si dhe Senatin me gjashtë vende më shumë.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

TAGGED: #6 janar, #Joe Biden, #Kapitol, #Sulm
Kosova Times January 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në vend që të kërkoj falje për krimet, Daciq kërkon nga Sllovenia të kërkoj falje që njohu Kosovën!

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Lanësohet projektit e-Twinning, Nagavci: Hapë mundësi të reja bashkëpunimi
Diplomatët rusë të dëbuar nga një numër vendesh gjetën strehim në Bosnje dhe Hercegovinë
Katër të lënduar në aksidentin te Parku i Biznesit
Trupat e tre izraelitëve të vrarë nga Hamasi janë gjetur nga ushtria izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?