Kjo po bëhet me qëllim të aktivizimit qytetar që të mund të ndikojnë në krijimin e projekteve, qofshin ato lokale apo qendrore dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se këtë vit e nisën me takime të frytshme me këshillat e fshatrave dhe përfaqësuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve, duke përçuar mesazhin e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët.

I pari i komunës tregoi se në fshatrat Miresh, Pogragjë, Përlepnicë, Llashticë, Malishevë dhe Demiraj, mirëmbajtja dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.

“Kjo qasje synon të shërbejë si model i bashkëpunimit efektiv mes qytetarëve dhe institucioneve edhe në zona të tjera”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se kontributi i bashkatdhetarëve, angazhimi i këshillave të fshatrave dhe përkushtimi i institucioneve janë bashkuar për të sjellë në jetë projekte me interes publik.