Policia ka bërë të ditur se tre policët kishin shkuar në banesën e tij në rrugën “Hajrullah Zymi”, për t’i tërhequr vërejtjen për zhurmë të madhe.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.