Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, kërkoi mbështetjen për serbët në Kosovë. Ai bëri thirrje për paqe dhe pajtim në mesazhin e Krishtlindjeve, duke kujtuar tragjedinë në Novi Sad dhe rëndësinë e Shën Savës.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në mesazhin e Krishtlindjeve vend të veçantë i ka kushtuar Kosovës, shprehu shqetësimin e tij për pozitën e popullit serb.
“Populli serb në Kosovë ka qenë më i kërcënuari dhe më i pambrojturi në kontinentin evropian për një çerek shekulli. Pavarësisht gjithçkaje, ne vëllezër e motra në Kosovë ju shikojmë me dashuri, respekt dhe mirënjohje. Ne e admirojmë besimin, heroizmin, durimin dhe qëndresën tuaj”, ka thënë patriarku.
Patriarku Porfirije iu referua tragjedisë në Novi Sad, ku 15 persona humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë kur u rrëzua tenda në stacionin hekurudhor. Patriarku u lut për të gjitha viktimat e pafajshme dhe bëri thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet vëllazëror, duke kujtuar mësimet nga jeta e Shën Savës.
Patriarku u bëri thirrje të gjithëve që të kapërcejnë dallimet e tyre dhe të heqin dorë nga dhuna si një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.