By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
May 19, 2025
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti Biden, masa ndalimi për shpimet për naftë dhe gaz në ujërat territoriale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti Biden, masa ndalimi për shpimet për naftë dhe gaz në ujërat territoriale
Rajon / Botë

Presidenti Biden, masa ndalimi për shpimet për naftë dhe gaz në ujërat territoriale

Kosova Times
Last updated: 2025/01/06 at 7:46 PM
Kosova Times Published January 6, 2025
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden po merr masa për të ndaluar shpimet e reja për naftë dhe gaz në det të hapur në pjesën më të madhe të ujërave bregdetare të Shteteve të Bashkuara, një përpjekje e minutës së fundit për të bllokuar veprimet e mundshme të administratës së ardhshme Trump për të zgjeruar shpimet në det të hapur.

Presidenti Biden, mandati i të cilit përfundon pas dy javësh, tha se po vepron bazuar në autoritetin e dhënë nga Ligji federal për Tokat e Shelfit të Jashtëm Kontinental, për të mbrojtur zonat në det të hapur përgjatë brigjeve Lindore dhe Perëndimore, Gjirit lindor të Meksikës dhe pjesë të Detit Bering Verior të Alaskës nga projektet e ardhshme për naftën dhe gazin natyror.

“Vendimi im pasqyron atë që komunitetet bregdetare, bizneset dhe plazhistët e kanë njohur për një kohë të gjatë: se shpimi në këto brigje mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në vendet që ne i duam dhe janë të panevojshme për të përmbushur nevojat e vendit tonë për energji”, tha Presidenti Biden në një deklaratë.

“Ndërsa kriza klimatike vazhdon të kërcënojë komunitetet në të gjithë vendin dhe ne po kalojmë në një ekonomi me energji të pastër, tani është koha për t’i mbrojtur këto brigje, për fëmijët dhe nipërit tanë”, tha ai.

Urdhrat e Presidentit Bidenit nuk do të prekin pjesë të mëdha të Gjirit të Meksikës, ku ndodhin shumica e shpimeve amerikane në det, por do të mbronte vijat bregdetare përgjatë Kalifornisë, Floridës dhe shteteve të tjera nga shpimet e ardhshme.

Masat e Presidentit Biden, që mbrojnë mbi 625 milionë hektarë ujëra federale, mund të jenë të vështira për t’u anuluar nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, pasi ka të ngjarë të nevojitet një akt i Kongresit për t’i shfuqizuar. Vetë Presidenti i zgjedhur Trump ka një historik të komplikuar me shpimet në det të hapur. Ai nënshkroi një memorandum në vitin 2020 që udhëzonte sekretarin e Brendshëm për ndalimin e shpimeve deri në vitin 2032 në ujërat në të dy brigjet e Floridas dhe në brigjet e Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut.

Veprimi erdhi pasi Presidenti Trump kishte vendosur fillimisht për të zgjeruar së tepërmi shpimet në det të hapur, përpara se të tërhiqej për shkak të kundërshtive të gjera në Florida dhe shtete të tjera bregdetare.

Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar të krijojë atë që ai e quan “dominim energjetik” amerikan në mbarë botën, ndërsa kërkon të nxisë shpimet e naftës dhe gazit në Shtetet e Bashkuara dhe të shkëputet nga fokusi i Presidentit Biden tek ndryshimi klimatik.

Aktivistët e mjedisit përshëndetën veprimin e Presidentit Biden, duke thënë se shpimet e reja të naftës dhe gazit duhet të kufizohen shumë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë që kontribuojnë në ngrohjen globale. Viti 2024 ishte viti më i nxehtë në histori.

“Kjo është një fitore epike e oqeanit!”, tha Joseph Gordon, drejtor i fushatës për grupin mjedisor “Oceana”.

Zoti Gordon falenderoi Presidentin Biden “që dëgjoi zërat nga komunitetet bregdetare” që kundërshtojnë shpimet dhe “kontributin për traditën dypartiake të mbrojtjes së brigjeve tona”.

Veprimet e Presidentit Biden bazohen në trashëgiminë e presidentëve demokratë dhe republikanë për të mbrojtur ujërat bregdetare nga shpimet në det, tha zoti Gordon, duke shtuar se vijat bregdetare të Shteteve të Bashkuara janë shtëpia e dhjetëra miliona amerikanëve dhe mbështesin miliarda dollarë aktivitet ekonomik që varen nga një mjedis i pastër, me sasi të blloshme kafshësh të egra dhe peshkim.

Në balancimin e përdorimit të shumëfishtë të oqeaneve të Amerikës, Presidenti Biden tha se ishte e qartë se zonat që ai po tërheq nga përdorimi i karburanteve fosile tregojnë “potencial relativisht minimal” që nuk justifikon rreziqet e mundshme mjedisore, për shëndetin publik dhe ekonominë, që do të vinin nga dhënia e lejeve për shpime të reja.

Një zëdhënëse e Presidentit të zgjedhur Trump tha se: “Joe Biden dëshiron qartazi që çmimet e larta të karburantit të jenë trashëgimia e tij”.

Zëdhënësja Karoline Leavitt e quajti veprimin e Presidentit Biden “një vendim të turpshëm që synon hakmarrje politike ndaj popullit amerikan që i dha Presidentit Trump një mandat për të rritur shpimin dhe për të ulur çmimet e karburantit. Të jeni të sigurtë, Joe Biden do të dështojë dhe ne do të bëjmë shpime, shpime dhe shpime”.

Presidenti Biden ka propozuar deri në tre leje për shpim për naftë dhe gaz në Gjirin e Meksikës, por asnjë në Alaskë, pasi ai përpiqet të manovrojë ndërmjet kompanive të energjisë që kërkojnë prodhim më të madh të naftës dhe gazit dhe aktivistëve mjedisorë që duan që ai të ndalojë shpimet e reja në det të hapur, në kuadrin e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Një plan pesë-vjeçar shpimesh i miratuar në vitin 2023 përfshin projektet e propozuara për në det të hapur në vitet 2025, 2027 dhe 2029. Tre lejet për shpim janë numri minimal që administrata demokrate mund të ofrojë ligjërisht, nëse dëshiron të vazhdojë të zgjerojë edhe zhvillimin e energjisë nga era në det të hapur.

Sipas kushteve të një ligji për klimën të vitit 2022, qeveria duhet të ofrojë të paktën 24.2 milionë hektarë me qera në det të hapur për shpimin për naftë dhe gaz për një periudhë njëvjeçare, përpara se të mund të ofrojë leje në det të hapur për energji nga era.

Presidenti Biden, vendimi i të cilit për të miratuar projektin e madh të naftës “Willow” në Alaskë u prit me kritika të forta nga grupet mjedisore, ka kufizuar më parë shpimet në det të hapur në zona të tjera të Alaskës dhe Oqeanit Arktik.

You Might Also Like

Amerika po planifikon një goditje të re ndaj Rusisë, Stubb: “Trump po bëhet gjithnjë e më i paduruar me Putinin”

Kur (dhe pse) shkoi Vuçiç në Moskë?

Bloomberg raportoi për besimin e Putinit në pushtimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Australiani mbijetoi pesë vjet burg në Kinë: “Po çmendesh”

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

TAGGED: #Joe Biden
Kosova Times January 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump udhëheq ndaj Biden 40% me 34% sipas sondazhit të Reuters/Ipsos

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Kosova U19 mposhtet nga Spanja, por mbetet në garë për Evropian
Lara Colturi, e bronztë në Francë
Në Kiev u hap një memorial për viktimat e gjenocidit tatar të Krimesë
Rama: Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës në nënkalimin e rrethrrotullimit në Lakërishte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?