By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Kursk
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Kursk
Rajon / Botë

Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Kursk

Kosova Times
Last updated: 2025/01/06 at 9:52 PM
Kosova Times Published January 6, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë pesë muajve luftimesh kundër forcave ukrainase në rajonin jugor të Rusisë, Kursk, me gati 15.000 ushtarë të vrarë.

“Gjatë operacionit në Kursk, armiku i ka humbur tashmë 38.000 ushtarë të vet në këtë drejtim, ndërsa gati 15.000 prej atyre humbjeve janë të pakthyeshme”, tha Zelensky në një video-fjalim të hënën.

Zelensky nuk dha prova kur foli për humbjet e Rusisë në këtë rajon.

Ukraina e nisi në gusht inkursionin e madh në rajonin e Kurskut dhe prej atëherë ka nën kontroll pjesë të territorit rus, edhe pse ushtria ruse thotë se ia ka dalë ta rimarrë kontrollin në shumicën e tyre.

Ukraina ka thënë se e ka nisur një ofensivë të re në këtë rajon të dielën, por ka dhënë pak hollësi.

Disa vende perëndimore dhe Ukraina thonë se mbi 11.000 trupa të Koresë së Veriut janë duke luftuar përkrah forcave ruse në Kursk.

Rusia as nuk e ka pranuar e as mohuar praninë e trupave koreanoveriore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se e ka ndalur përparimin e forcave ukrainase dhe se i ka shkatërruar forcat kryesore të saj pranë vendbanimit Berdin, afër një rruge që shkon në verilindje drejt qytetit të Kurskut.

Ministria tha gjithashtu se forcat ruse kanë bërë përparime të rëndësishme në Ukrainën lindore, përfshirë pushtimin e qytezës së Kurahoves.

Presidenti ukrainas Zelensky nuk e përmendi Kurahoven në fjalimin e tij.

Ai tha se forcat ukrainase kanë krijuar një zonë të sigurisë në rajonin e Kurskut, ku Rusia ka transferuar njësi të fuqishme ushtarake. Sipas tij, kjo ia ka pamundësuar Moskës që t’i dislokonte ato forca në zona kyçe të vijës së frontit në Ukrainën lindore.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

TAGGED: #15 mijë ushtarë rusë të vrarë, #Kursk, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times January 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

LAJME SHOKUESE: Një gazetar është vrarë dhe tre janë plagosur në kufirin Libano-Izraelit

Kosova Times Kosova Times October 13, 2023
Mali i Zi, përplasje mes Presidentit dhe kryeministrit
Rajoni i Kurskut sulmohet nga dronet
Rekordi i ri evropian: Shihni se si është të ecësh në një urë këmbësore që të ngjall frikë
Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?