Pas një pauze prej disa vitesh, është riaktivizuar lëvizja gjitheuropiane Paneuropa Kosova.  Aktivistë të shumtë, figura publike të njohura, si dhe simpatizantë të idesë gjithë evropiane, kanë zgjedhur kryesinë e re të Paneuropa Kosova.

Me shumicë votash dhe pa as një kundërshtim, krytar i Paneuropa Kosova, është zgjedhur Arber Prenaj, ndërkaq, nënkyetare Saranda Musliu.

Përveç kryesisë, pjesëmarrësit e Kuvendit kanë përzgjedhur edhe anëtarët e bordit, që janë figura të shquara nga jeta publike dhe politike e vendit.

Zgjedhjen e tij në krye të Paneurpa Kosova, Prenaj e ka cilësuar përgjegjësi të madhe, teksa është zotuar se do të angazhohet me përkushtim ndaj vizionit të Paneuropës, që sic është shprehur ai, përkon edhe me “frymën rugoviane dhe vlerat demokratike evropiane si janë: uniteti, paqja, demokracia dhe zhvillimi i qëndrueshëm”.

Kuvendi i Paneuropa Kosova, u mbajt pikërisht në ditëlindjen e 149 të kancelarit të parë të Republikës Federale të Gjermanisë, Konrad Adenauer, i cili ishte promotor i madh i idesë dhe axhendës PanEuropiane.

Prenaj është zotuar gjithshtu se “Paneurpa Kosova me aktivitetin e saj, do të shtyjë  përpara forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe shteteve të Europës”, ndërsa ka theksuar se “do të promovojë integritetin e Kosovës në familjen europiane”.

“Paneuropa Kosova, ka një rol të pazëvendësueshëm në avancimin e vizionit të Bashkimit Europian dhe në përpjekjet për të lidhur më ngushtësisht vendin me të ardhmen europiane” ka theksur Prenkaj.

Në kuvend  mori pjesë  edhe Christian Hoferer, president i Rinisë Paneuropiane për Gjermani, i cilia ka ofruar mbështetjen e Organizatës si motër Paneuropa Deutschland.