Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.