By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Rajon / Botë

Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes

Kosova Times
Last updated: 2025/01/06 at 6:23 PM
Kosova Times Published January 6, 2025
Share
SHARE

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi në Nju Jork të hënën që ta shtyjë shqiptimin e dënimit ndaj tij në rastin penal të blerjes së heshtjes, në të cilin ai u shpall fajtor vitin e kaluar.

Avokatët e Trumpit thanë se synojnë t’i kërkojnë Gjykatës së Apelit ta hedhë poshtë vendimin e javës së kaluar nga gjykatësit Juan Merchan për shqiptimin e dënimit më 10 janar.

Avokatët Todd Blanche dhe Emil Boce i kërkuan Merchanit të mos e shpallë aktgjykimi ndaj Trumpit derisa ata ta bëjnë ankesën në Gjykatën e Apelit. Nëse kjo ndodh, atëherë gjasat janë që aktgjykimi ndaj Trumpit të mos shpallet para inaugurimit të tij më 20 janar.

Merchan e caktoi të premten si datë për shpalljen e aktgjykimit, por la të kuptohej se Trumpi nuk do të përballet me ndonjë dënim me burgim apo gjobë.

Trumpi u shpall fajtor në maj për falsifikimin e regjistrave biznesore për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të pornografisë, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ai ngarkohej me 34 akuza penale, përfshirë për falsifikimin e 11 faturave, 12 kuponëve dhe 11 çeqe, për ta fshehur pagesën në vlerë prej 130.000 dollarëve që ia kishte bërë Stormy Danielsit për ta blerë heshtjen e saj në lidhje me pretendimet e saj se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin më 2006.

Daniels donte të fliste publikisht për lidhjen e dyshuar seksuale me Trumpin një muaj para zgjedhjeve të vitit 2016, gjë që do t’ia kishte dëmtuar fushatën presidenciale të nominuarit republikan.

Trump ka thënë se rrëfimi i saj ishte i rrejshëm dhe i ka mohuar të gjitha akuzat.

You Might Also Like

Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe

Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm

‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin

Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”

Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

TAGGED: #Donald Trump
Kosova Times January 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Niç: Me tërheqjen e ShBA-së, Gjermania duhet të angazhohet më seriozisht në konfliktet në Ballkan

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
IPK rekomandon suspendimin e një togeri policor
SBASHK: Punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit
Arrin në 91 numri i të vrarëve nga shpërthimet në Iran
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?