Policia ka bërë të ditur se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e hënë në Rugovë të Pejës. Sipas policisë, plagosja ka qenë aksidentale.

 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.