Prokurori Avni Rrahmani ndërkohë ka lexuar aktakuzën që rëndon mbi Manajn.

“Duke shkarkuar në internet në ‘google drive’ filmin ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’ pa lejen e producentëve, duke ia mundësuar edhe personave tjerë shpërndarjen e filmit në rrjetin social “Facebook” dhe në grupin Manjakët e Filmit, ka kryer veprën penale cenim i të drejtave të autorit”, ka thënë prokurori Rrahmani.

Avokati i Manajt Hajdin Dërguti, i caktuar sipas detyrës zyrtare, ka thënë se nuk është pajisur me shkresat e lëndës dhe as me aktakuzën.

Andaj, pas deklarimit të të pandehurit Manaj, Gjykata ka përfunduar seancën, duke i dhënë kohë të pandehurit dhe avokatit të tij që të kundërshtojnë aktakuzën.

Filmi i metrazhit të gjatë i zhanrit komedi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” në regji të Kushtrim Bekteshit, dhe me producent Mumin Jasharin, ka qenë njëri ndër më të shikuarit në kinematë e Kosovës.