By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zymi i Hasit të Prizrenit, fshati që popullohet vetëm në festa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zymi i Hasit të Prizrenit, fshati që popullohet vetëm në festa
Lajme

Zymi i Hasit të Prizrenit, fshati që popullohet vetëm në festa

Kosova Times
Last updated: 2025/01/08 at 8:32 PM
Kosova Times Published January 8, 2025
Share
SHARE

Zymi i Prizrenit ka resurse të mjaftueshme për t`u vizituar nga turistë të huaj e vendorë. Në përditshmëri ai është i heshtur, pasi mbi 90% e popullatës ka migruar. Ka objekte të veçanta historike e turistike që mund t`i vizitosh në çdo kohë. Në vitin 2013 Zymi ishte shpallur fshat turistik me ligj të veçantë.

Mërgata e popullon fshatin karakteristik të Prizrenit, Zymin, vetëm në festa dhe pushime. Ata erdhën në pushimet e dimrit, ndërsa tani po ikin për t’iu kthyer punës në vendet ku punojnë e jetojnë.

“Këtu jam lindur, këtu kam qejf me ardh, këtu vijmë për dasma, këtu i kemi bërë dasmat”, tha Mark Kajzogaj, që jeton në Kroaci.

“Shtëpitë janë të boshatisura 90%. Rezidentët dikund janë 200 – 250, e kam fjalën për Zym dhe Karashëngjergj. Zymjanët më së tepërmi vinë kur janë festat e fundvitit, p.sh. i kemi festa që janë në nëntor, Gjithë të Shenjtit, më pas i kemi Kërshendellat, Viti i Ri, edhe për Pashkë”, deklaroi Zef Pecolli, banor i Zymit.

Frrok Kola thotë se ka jetuar e punuar mbi 40 vjet në mërgim dhe mban mend shtëpitë dhe shkollat që kanë funksionuar që në kohën e Gjeçovit.

“Kjo këtu shkollë ka qenë para, Shtjefni i ka mësu këtu në shkollë, edhe një shtëpi ka qenë këtu, atje ka mësuar Shtjefni kur ka qenë prift”, theksoi Kola.

Shtjefën Dulaj, njohës i historikut të fshatit Zym, thotë se zymjanët janë marrë me blegtori dhe vreshtari, dhe i gjithë Rrafshi i Dukagjinit është furnizuar me rrush e produkte të tij. Ai kujton se në vitin 2013, presidenca e shpalli Zymin fshat karakteristik, turistik.

“E ka shpallë duke marrë parasysh resurset e saj për zhvillim turistik, zhvillim ekonomik, por edhe trashëgiminë e veçantë që ka Zymi. Vijnë shumica e madhe kroatë, bashkë me rininë që kanë krijuar harmoni në mes të tyre dhe punojnë. Po afërsisht 4500 banorë të Zymit jetojnë vetëm në Kroaci”, deklaroi studiuesi Shtjefën Dulaj.

Në të gjitha kohërat, zymjanët kontribuan në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e fshatit. Në Zym të Prizrenit tashmë ka filluar të pllakosë heshtja dhe qetësia, ndërsa deri në festat e ardhshme rrugët janë të zbrazëta dhe shtëpitë të mbyllura.

You Might Also Like

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e adresave

Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Ndalohet një veturë në Han të Elezit, sekuestrohen rreth 300 mijë euro

TAGGED: #Has, #Zym
Kosova Times January 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania përgatit forcat speciale për të liruar pengjet në Gaza

Kosova Times Kosova Times October 19, 2023
Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin
MINT mbikëqyrë taksimetrat në auto-taksi, has në parregullsi
Ish opozitarët gati për koalicion me Listën Srpska
Në Ingushetia, në zonën e operacionit kundër terrorizmit, ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Tre policë vdiqën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?