By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes
Bujqësi

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kosova Times
Last updated: 2025/01/09 at 7:08 AM
Kosova Times Published January 9, 2025
Share
SHARE

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake. . Këtë vit si asnjë vit tjetër çmimi i tyre me shumicë nga 15 e 20 cent për kilogram ka arritur në 60 cent për kilogram.

 

Ata të cilët kanë pasur sipërfaqe të mbjella me lakra sivjet janë ndarë të kënaqur. Verën që shkoi përkundër temperaturave të larta që mbretëruan në vendin tonë, rendimenti i mirë i lakrës vjeshtore nuk ka munguar.

Burim Pllana nga fshati Shtitaric , Komuna e Vushtrrisë i cili  këtë vit ka pasur të mbjellë 8 hektarë. Pllana për emisionin “Toka” në RTK thotë se rendimenti mesatar për hektarë me lakër është mbi 60 tonë.

“Në këto sipërfaqe kultivon kemi të mbjella 3 lloje të lakrave, një kulturë shërben për turshi dhe dy të tjera për sallatë. Përveç destinimeve të ndryshme, këto 3 lloje dallojnë edhe sa i përket rendimentit”, thotë Pllana, duke shtuar se krahas rendimentit të lartë, lajm shumë i mirë këtë vit është edhe çmimi i sajë.

Ai thotë se këtë vit si asnjë vit tjetër, çmimi i shumicës me lakra ka arritur në 60 cent për kilogram.

Në Kosovë me këtë kulturë, aktualisht,  janë të mbjella 1  mijë hektarë tokë dhe se me këtë sipërfaqe të mbjella Kosova mbulohet tërsisht me kërkesat e kësaj kulture bujqësore.

Pllana thotë se këtë vit sa i përket tregtimit të lakrës është që ky produkt krahas disa perimeve tjera ka filluar të eksportohet jashtë vendit.

“Nga rreth 30 hektarë tokë që i punojmë këtë vit e kemi të mbjella  9 hektarë me patate, 4 me qepë, 5 lulelakër dhe rreth 2 hektarë me brokull. E sivjet edhe lulelakra dhe brokulli kanë pasur çmim të mirë”, shprehet Pllana.

Ai thotë se rol të rëndësishëm në arritjen e rendimentit të lartë të lakrës, ka luajtur edhe ujitja të cilën e kanë kryer falë sistemit të “Ibër Lepencit”.

Sipas tij, subvencionet për një hektarë lakër janë 540 euro dhe se është ndarë i kënaqur me to.

“Kostoja për kultivim të një hektari me lakër sillet nga 2500 deri në 3 mijë euro. Ndërsa, sa i përket  granteve, nuk kam aplikuar për to”, thotë Pllana.

Ismet Babaj, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në UBT tregon se cilat janë përparësitë e laramanisë së kultivimit të llojeve të lakrave.

Ai për emisionin “Toka” në RTK thotë se llojet e ndryshme të lakrave  nuk kanë dallime të theksuara në të ushqyerit, porse sipas tij, esenca e laramanisë së kultivimit të ndërlidhet më tepër me ndjekjen e trendeve nga fermerët për të pasur suksese më të mëdha, në rendiment dhe qëndrueshmëri ndaj sëmundjeve dhe klimës.

Sipas tij, sa i përket llojit të lakrave vjeshtore, për momentin trendi i kultivimit është  me llojet që kanë rendiment më të lartë.

“Krahas vegjetacionit më të gjatë, llojet e lakrave me rendiment të lartë kërkojnë edhe qasje më profesionale, pasi si bimët janë më të ndjeshme sesa ato me rendiment të ulët. Rol bazik për rendiment të lartë dhe cilësi të mirë,  luan edhe fidani cilësor dhe se fermerët duhet ta përmirësojnë teknikën e të ushqyerit dhe ujitjes”, thotë Babaj.

Tutje, sipas tij, kohëzgjatja e vegjetacionit nga mbjellja deri te vjelja e lakrës, zgjatë nga 55 deri 120 ditë, varësisht kultivarit që e mbjellim.

“Edhe lakrat si të gjitha bimët tjera rrezikohen nga dëmtues dhe sëmundje, porse sëmundja më e rrezikshme te kjo kulturë,  është ajo e njohur me emrin, hernia|”, thotë ai.

Babaj shton se sa i përket vlerave ushqyese, lakra bën pjesë  ndër bimët e ranguara lartë, madje sipas ti, kjo kulturë vlerësohet si parandaluese edhe e sëmundjes së kancerit.

“Kur e them këtë bazohem në faktin se bazuar në analizat e 5 akademive ushtarake, lakra duhet të jetë çdo herë në tryezën e ushtarit”, thotë Babaj.

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Kosova Times January 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ramos ‘thyen’ tjetër rekord, ndëshkohet me karton të kuq për 30 sekonda

Kosova Times Kosova Times October 8, 2022
Kurti e Aliaj flasin për kushtet e personave me aftësi të kufizuara
Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë
Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës
Irani ua ndalon disa personaliteteve daljen nga shteti pas mbështetjes së protestave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?