By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar
Lajme

Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar

Kosova Times
Last updated: 2025/01/09 at 8:05 PM
Kosova Times Published January 9, 2025
Share
SHARE

Në dhjetorin e vitit që lamë pas, në kuadër të takimit në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, u arrit marrëveshja për të pagjeturit.

Ky dakordim ka për qëllim krijimin e një komisioni të përbashkët ndërmjet të dyja vendeve, të mbikëqyrur nga Bashkimi Evropian, si garantues i kësaj marrëveshjeje.

E po ashtu aty saktësohet se që nga nënshkrimi i marrëveshjes, brenda një muaji duhet të mbahet takimi i parë ndërmjet palëve.

Lidhur me mundësinë e mbajtjes së këtij takimi, në një deklarim për RTK-në, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, tha se më së voni deri më 16 janar pritet të zhvillohet takimi i parë në Bruksel.

“Ky komisioni i përbashkët ose ky mekanizëm po themelohet ose është themeluar me dokumente, termat e referencë që nga arritja parashohin takimin e parë brenda një muaji nga data e themelit, që për neve i bije javën e ardhshme të kemi takim e parë në Bruksel”, ka thënë ai.

Hoti shtoi se Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, derisa bëri të ditur se si kryesues i Komisionit të Përbashkët do të jetë emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“BE të emëroi dikën si kryesues të këtij komisioni të përbashkët sepse komisioni e ka kryesuar BE-në. Me sa kam unë informacion zoti Lajçak e kanë emëruar të këtij komisioni të përbashkët për takimin e parë”, ka theksuar Hoti.

Megjithatë, ai tha se personalisht nuk pret shumë nga Serbia, por që do të insistojnë që gërmimet të rikthehen në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruças.

“Nuk është gërmuar mjaftueshëm dhe kanë mbetur, dyshimet janë gjithmonë, minimum edhe 80 -100 trupave të personave të zhdukur të Kosovës atje, kështu që kjo është arsyeja pse në vazhdimësi me këmbëngulje kërkojmë të rikthehemi në Batajnicë”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia në maj të 2023-s ishin pajtuar për Deklaratën për Personat e Zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por që këtij zotimi asnjëherë, në asnjë moment, shteti serb nuk iu përmbajt.

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

TAGGED: #16 janar, #Bruksel, #Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit, #Takim
Kosova Times January 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dardanët kërkojnë përkrahje, kjo është tabela para sfidës me Zvicrën

Kosova Times Kosova Times February 22, 2025
Ukraina prezantoi një sekretare shtypi artificial të quajtur Victoria
Gërxhaliu: Në Kosovë u pengua me çdo kusht ndërtimi i ” Termocentralit të Ri”, në Serbi pregaditen për ndërtim të një centrali të ri bërthamor
Atiq: Dy vjet qeverisje, Mitrovica e Veriut më e lirë dhe pa banda
Dush i ftohtë për Vuciqin nga Strazburgu: Serbia nuk po përparon drejt BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?