By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt
Opinion

Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt

Kosova Times
Last updated: 2025/01/09 at 1:11 PM
Kosova Times Published January 9, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Jemi afër zgjedhjeve të radhës nacionale. Disa radhë për politikën, votuesit dhe atë së çka mund të në sjellin zgjedhjet. Politika është profesion fisnik edhe pse ngatërrohet nga shumë kush duke e klasifikuar atë vetëm si punë përfitues. Puna e krijimit të paqes në fushën e të vërtetave kontradiktore, krijimit të paqes në të cilën nuk imponohet asnjë e vërtetë superiore, por vetëm ato të vërteta që garantojnë kushte njerëzore të jetesës. Duke vepruar kështu, kontributi më i rëndësishëm i politikës është respektimi i rregullave të lojës, të cilat i lejojnë secilit të gjejë të vërtetën e tij në jetë. E vërteta elementare e politikës duhet të jetë e vërteta e rregullave të tilla të lojës. Nuk kemi nevojë për politikë me ambicie për të krijuar kuptim, me një shpirt që më pas do të arrijë deri te shpirti i qytetarit, politikë me ngazëllim dhe dridhje botëkuptimi. Dalja në zgjedhje është një çështje individuale, e cila përfshin edhe përgjegjësi personale. Edhe atë që nuk dëshiron të votoj, duhet respektuar , vetëm mos ndodhë më pas se është bërë zgjedhje e gabuar. Para së gjithash, zgjedhë vetë në zgjedhje, ndaj edhe nëse bëjë një zgjedhje të keqe, rezervoj të drejtën të kritikoj dhe ta ndryshoj nëse nuk funksionon. Zgjedhjet janë mundësi të ndryshoni gjendjen për të mirë, që me një goditje të stilolapsit mund t’ia bëni vetes katër vitet e ardhshme më të lehta. Dhe, e di që keni frikë nga përgjegjësia për një zgjedhje të keqe të mundshme, ekziston frika e humbjes të mundësinë për të ndryshuar, menduar dhe ekzistuar. Kur zgjidhni mes “dy të këqijave”, zgjidhni më të voglën, midis “dy të mirave”, zgjidhni më të mirën, në çdo rast zgjidhni se e keni mundësinë. Largoni më votën tuaj pa meritorët, ata që nuk dinë dhe nuk dëshirojnë për të punuar ndershmërisht për shtet dhe qytetarë. Dhe, ruani mendjen për ju, sepse në zgjedhje nuk zgjidhni vetëm për veten tuaj, por për të gjithë .Ju e dini se çfarë kanë gënjyer dhe çfarë kanë bërë mirë, kur na gënjejnë dhe kur thonë të vërtetën. Sigurisht së për shumë palë të zgjedhjeve na kanë gënjyer dhe manipuluar sa për të marrë votën .Mos lejoni që kjo të përsëritët gjithë herë. E dimë të gjithë se shumë kush nga të kandiduarit nuk e ka vendin aty, por që ja kjo është gjendja, që duhet pikërisht këtu të bëhet ndryshimi. Matrapazëve dhe manipulatorëve duhet një herë e mirë treguar vendin. Kosovës i duhen njerëz kredibil, njerëz më moral dhe dinjitet që e i dërgojnë proceset përpara. Të largohemi nga logjika autokratike e shekullit të kaluar të te menduarit dhe vepruarit. E këtë mund të bëjmë duke e spastruar më votën tuaj skenën ende jo kredibile politike ne vend. Kujtesa është një gjë e çuditshme dhe nuk thirret për të porositur. Merrni për shembull luftën; edhe pse në kuadër të fushatës parazgjedhore politikanët bëjnë gjithçka për t’i kujtuar elektoratit të tyre luftën, ata përfundimisht ia dalin vetëm në nivelin sipërfaqësor. Një kujtim i vërtetë i luftës, është një rikthim i gjallë në të kaluarën me të gjitha detajet e saj. Votoni për krijimin e një atmosfere demokratike .Votoni për një atmosferë normaliteti dhe mirësjelljeje. Për një atmosferë ndryshe , që më mirë të jetojmë. Një atmosferë ku do të mësojmë më të mirën nga e kaluara dhe nuk do të ngulmojmë vetëm në më të keqen. Të krijojmë atmosferë në të cilën qeveria ndihmon njeriun e thjeshtë për të zgjidhur problemet, dhe nuk funksionon në atë mënyrë që t’i japë vazhdimisht probleme. Një atmosferë kur paszgjedhore do të përfitojnë edhe votuesit, jo vetëm të zgjedhurit. Votoni ata që do t’ju ofrojnë një arsim normal, siguri, kushte për të përparuar, pa qenë nevoja të jeni anëtar partie. Votoni edhe nëse nuk ju respektojnë. Se mos respekt treguan shumë herë deri më sot. Votoni sepse vetëm kështu do të vijnë të tjerët. Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt.

You Might Also Like

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times January 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Jashtme tregon kushtin për tërheqjen e armëve bërthamore taktike ruse nga territori i Bjellorusisë

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Bombardues amerikan stealth fluturon pranë një rrokaqiell (Video)
Aeroporti i Vlorës- Pacolli ndihet se eshte tradhtuar!
Konjufca: Dënimi i krimeve serbe proces i vështirë, por do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën
Rikthehet në funksion ultrazëri në QKMF-në e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?