By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash
January 24, 2026
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë
January 24, 2026
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DnV: Parafushatë intensive me diskutime programore e gjuhë të përmbajtur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DnV: Parafushatë intensive me diskutime programore e gjuhë të përmbajtur
Lajme

DnV: Parafushatë intensive me diskutime programore e gjuhë të përmbajtur

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 6:06 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, ka bërë thirrje për një fushatë të rregullt zgjedhore, garë të barabartë, liri të shprehjes, transparencë, dhe mosshfrytëzim të resurseve publike për qëllime elektorale.

Në konferencën e DNV-sw është bërë thirrje që kandidatët dhe partitë duhet të kenë mundësi reale për të konkurruar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Po ashtu, është thënë se nuk duhet të ketë pengesa artificiale për regjistrimin e kandidatëve apo partive.

DnV vlerësoi që ky standard u vu në pikëpyetje gjatë rastit të moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja.

“Ky vendim, i marrë në kundërshtim me rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, e cila kishte konstatuar se subjekti i përmbushte kriteret e nevojshme, nxiti kritika për ndërhyrje të mundshme politike në një proces që duhet të udhëhiqet nga profesionalizmi dhe ligji. Vendimi i mëvonshëm i PZAP-së, por dhe ai i Gjykatës Supreme për certifikimin e këtij subjekti jo vetëm që korrigjoi një gabim procedural, por tregoi gjithashtu mungesën e profesionalizmit në vendimmarrjen e KQZ-së”, thuhet në komunikatë.

Shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime elektorale

Përdorimi i burimeve publike për qëllime elektorale u tha se mbetet një çështje kritike gjatë periudhave zgjedhore. Aktualisht, janë vërejtur disa raste që ngrejnë shqetësime mbi integritetin e garës zgjedhore dhe barazinë midis subjekteve politike.

“Në këtë drejtim, vendimi i 22 dhjetorit i qeverisë për të shpërndarë nga 100 euro për rreth 700,000 qytetarë, përfshirë 400 mijë fëmijë dhe 300 mijë kategori tjera sociale (pensionistët, dhe skemat tjera sociale), si dhuratë për festat e fundvitit – që ka prekur pothuajse secilën familje – ka ngjallur diskutime nëse një masë e tillë mund të ketë ndikuar tek elektorati në prag të zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Në konferencën e DnV-së janë përmendur edhe liria e shprehjes dhe informimit dhe liria e fjalës dhe grumbullimit.

You Might Also Like

Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë

Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person i lënduar dërgohet në QKUK

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

TAGGED: #DnV, #Zgjedhje
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmi në Ibër-Lepenc, Haradinaj: Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Kina në kategorinë e meshkujve fiton të artën në pingpong
Ushtria izraelite kryen bastisje në spitalin Al-Shifa në Gazë
Sinani thotë se BE nuk reagon ndaj spastrimit të shqiptarëve në Luginë
Eksportet ruse të grurit janë përgjysmuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?