By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin
June 2, 2025
Malyuk zbulon se si dronët e fshehur të SBU-së goditën 41 avionë rusë
June 2, 2025
Sabri Hamiti i dhuron BKK-së koleksionin e veçantë të kolanës
June 2, 2025
‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll
June 2, 2025
Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shumë politikan, asnjë burrështetas!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shumë politikan, asnjë burrështetas!
Opinion

Shumë politikan, asnjë burrështetas!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/11 at 10:48 AM
Kosova Times Published January 11, 2025
Share
SHARE

Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm për zgjedhje se si të vijnë në pushtet për të zhvatur pasuritë e shtetit e jo për qytetarët! Politikanët i shfrytëzojnë qytetarët dhe mërgimtarët vetëm si numra për të ardhur në pushtet, për t’i harruar më pas, siç thotë populli, si “borën e parvjeme”! Dëshmia më e mirë e kësaj është fillimi i fushatës zgjedhore tre muaj para afatit të rregullt zgjedhor për interesat e tyre personale!

Vijimësia e mentalitetit të njëjtë qeverisës

Pa dyshim Kosova është më mirë se që ka qenë në të kaluarën, por nuk është në nivelin që e kemi pritur dhe dëshiruar. Kjo për shkakun e mentalitetit të ulët qeverisës të pasluftës në Kosovë.

Një shtet pa bujqësi të zhvilluar, pa arsim cilësor dhe pa shëndetësi të avancuar nuk mund të jetë shtet që përmbush kërkesat e qytetarëve, por vetëm mashtrim për këta të fundit! Janë këto tri hallkat më bazike të një shteti.

Pa arsim cilësor nuk ka përparim në sektorët e tjerë të zhvillimit të shtetit. Sado që të gjithë pushtetarët e deritanishëm u krekosen për ngritje të cilësisë në arsim, janë rezultatet e PISA-s, ato që po ua thonë të vërtetën e hidhur të arsimit shqip në Kosovë!

Kusarët politikë të të gjitha llojeve dhe ngjyrave janë mësuar që të mos e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre, por si plaçkë lufte!

Shteti është një shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të kontribuojmë njësojë për zhvillimin e kësaj shtëpie të përbashkët, por për fatin tonë të keq, politikanët nuk e trajtuan asnjëherë si të tillë, por si pronë të huaj duke e plaçkitur pamëshirshëm nga i pari e deri tek i fundit!

Nuk ka soj më të keq të njerëzve sesa i atyre që e vjedhin shtëpinë e vet!

E viteve të fundit është në rritje e sipër numri i atyre politikanëve që po e vjedhin shtëpinë e përbashkët të quajtur ‘Shtet’!

Për t’u zhvilluar shteti politikanët duhet të kontribuojnë dhe të bëjnë garë se cili po bën më shumë për shtetin, e jo me vjedhë të gjithë, pasi në fund nuk po mbetët gjë për qytetarët!

Bartja e hajnisë nga politikanët te qytetarët

“Rrushi e sheh rrushin e piqet”, e thotë një fjalë e urtë popullore! Si duket, edhe qytetarët duke i parë politikanët supermilionerë, ia kanë filluar zanatit të hajnisë ndaj shtetit, duke mos e kursyer shtetin me vjedhje të vogla, por, kur të bëhen bashkë këto shuma, atëherë bëhen të mëdha dhe të barasvlershme me hajnitë e politikanëve!

Njëra ndër hajnitë më të përhapura tek qytetarët është ajo e vjedhjes së energjisë elektrike me konsum enorm gjatë tërë vitit, përmes përdorimit të kondicionatorëve elektrik të temperaturave (klimave në gjuhën popullore), sikurse gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Një gjë nuk e kam ende të qartë, është hajnia trashëgimi gjenetike e shqiptarëve apo pasojë e pushtimeve të gjata, për shkak se shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pranuar pushtetet e huaja si të tyre!

Kjo mbetët për t’u vërtetuar në të ardhmen e afërt!

Mbase është fat i mirë që në gjenin e veprimtarëve nuk është marrja nga shteti, por dhënia gjithçka për shtetin! Kjo ishte dëshmuar përgjatë viteve të ’90-ta, kur të gjithë së bashku punuam në mënyrë vullnetare për krijimin e shtetit po llogaritur në asnjë përfitim material nga shteti!

E them më mburrje dhe krenari, që për 43 vite veprimtari atdhetare nga shteti, nuk mora asgjë prej tij, duke dhënë gjithçka nga pasuria familjare dhe ajo intelektuale deri në ditët e sotme. I tillë do të mbetem përgjithmonë-shërbëtorë besnik i atdheut tim.

Pa ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve, që karrigia me lypë njeriun e jo njeriu me vrapua pas karriges, shqiptarët nuk do të kenë shtet të mirëfilltë dhe përparim, sikurse popujt e tjerë të botës së civilizuar. Aktualisht shqiptarët kanë shumë politikan, por asnjë burrështetas të përgjegjshëm!

You Might Also Like

Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin

Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)

A po i imponohet Kosovës Qeveria e Shpëtimit Kombëtar si formulë e vetme e daljes nga bllokada pas zgjedhore

️Strategjia hibride e Serbisë

Ju politikanë mos harroni që shteti ndërtohet përditë dhe pandalshëm

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla takon homologen nga Malawi, diskutojnë për bashkëpunim

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Sylejmani për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksionet s`kanë përfunduar
Hidhet në erë hekurudha në Krime
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen nga data 6 deri më 9 qershor
Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?