By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nesër, PE do të votojë për zgjatjen e privilegjeve tregtare për Ballkanin Perëndimor
November 12, 2025
Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren
November 12, 2025
Arkeologët ulën një robot në piramidë dhe u mahnitën: Ata hasën skena që thonë se do të ndryshojnë historinë
November 12, 2025
Austriakët ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh, akomodim dhe ushqim falas
November 12, 2025
BBC mbi sanksionet kundër NIS: Vuçiç shkëmben fyerje me Kremlinin, Serbia në konflikt me Moskën
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Filloi muaji i mashtrimeve të mëdha!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Filloi muaji i mashtrimeve të mëdha!
Opinion

Filloi muaji i mashtrimeve të mëdha!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/12 at 10:21 AM
Kosova Times Published January 12, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tani edhe zyrtarisht për subjektet politike nisi muaji i madhërishëm i fushatës zgjedhore, më ç’rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të gjitha “mrekullitë” e pashijuara të kësaj bote!

Pushtetarët zemërhapur e dorëlirë më paratë e taksapaguesve

Qytetarët si asnjëherë më parë do t’i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të cilët do ta “hapin” shpirtin e zemrën para popullit të tyre.

Si çdo herë më zemërhapur dhe më dorëlirë (më paratë e taksapaguesve) do të tregohen pushtetarët duke ju ofruar gjithçka e çdo gjë votuesve të tyre.

Do të shpenzohen shumë para të buxhetit të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e partive opozitare, për çka donatorët do t’i hapin llogaritë e veta për më të fortët e politikës!

Sa vendet e punës do të “hapen”, sa kilometrat e asfaltit do të “shtrohen”, sa shkolla e çerdhe do të “ndërtohen”, sa shiritat e përurimeve do të “prehen” gjatë  këtyre ditëve, sa shtallat e bagëtive do të vizitohen nga liderët partiakë!

Mëkat që bagëtitë nuk dinë të gëzohen!

Por do të gëzohen familjet që do të ndihmohen me nga 100 e 200 euro, më të vetmin qëllim që t’ua përfitojnë zemrat varfanjakëve të shumtë ‘cep e n’cep’ të Kosovës.

Në televizionet publike qytetarët do të kenë rastin të shohin vetëm storie suksesi të pushtetarëve. Ndërsa në anën tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t’ua rikujtoj qytetarëve dështimet e shumta të pushtetit në katër vjetët e kaluara.

Sa shumë premtime, gënjeshtra e mashtrime do t’ju servohen qytetarëve brenda këtij muaji të “bereqetit”, me të korrurat e të cilit do të ushqehen pushtetarët e rinj në katër vitet e ardhshme.

Më shumë fat do të jenë lagjet dhe fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës zgjedhore, por akoma me më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e tyre, ngase shumë nga projektet e filluara nga fushatat e kaluara zgjedhore kanë mbetur aty ku kishin nisur, të papërfunduara akoma!

Kosova është vendi i vetëm në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrenjti premtimet e tyre!

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër, e cila mbetët duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar aromën e mrekullisë së premtuar.

Thirrje për vetëdijesim

Këtë shkrim e bëra për t’i thirrur ndërgjegjes qytetare në fillim të fushatës elektorale që të mos bien pre e premtimeve boshe, por t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlen më shumë së 100 apo 200 euro, është votë që përcakton të ardhmen e fëmijëve tuaj nesër.

Ata që ju harruan dje kur ju dhuruat votën, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 9 Shkurt 2025 është votë që e determinon të ardhmen tonë të përbashkët në shtetin e Kosovës.

Se a do të triumfojë e vërteta para gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave komuniste, mbetët të shihet pas numërimit të votave të 9 shkurtit!

Mos e harroni për asnjë çast thirrjen time të vazhdueshme për mobilizim të përgjithshëm, për largimin përfundimtar të klasës së korruptuar politike, si kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për ndryshimin substancial qeverisës në vendin tonë.

Në fund, një gjë mos e harroni qytetarë të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë të shpërndarë në botën mbarë, ata që ju harruan dje, do t’ju harrojnë nesër e përgjithmonë, ata që ju mashtruan për gjysmëshekulli do t’ju mashtrojnë përsëri dhe në pafundësi!

Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë.

You Might Also Like

Koha për bashkim kombëtar!

Ka një ritëm të çuditshëm në politikën shqiptare, sa herë një grua ngjit një shkallë vendimarrjeje!

Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova

Parlament me dy dhoma?

Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë e rajon

Kosova Times Kosova Times July 13, 2024
Vdes 16-vjeçari që u plagos nga polici
“Ne kemi humbur 80% të personelit tonë.” Ushtria ruse tha se ata u lanë të vdisnin pranë Belgorodit
LDK me tri kërkesa për Ministrinë e Financave
Sot është Dita e Veteranëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?