“Qëndruam këtu si dëshmi se nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne. Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë,” u shpreh Abdixhiku, duke theksuar angazhimin e LDK-së për të qenë afër çdo qytetari, pavarësisht madhësisë së komunës.

Ai shtoi se është momenti për të treguar zotimet dhe projektet konkrete për të ardhmen.

“Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme.”

Bajrush Ymeri, i cili vjen nga Novobërda, u prezantua si kandidati i vetëm nga kjo komunë për deputet në Kuvendin e Kosovës, duke mbajtur numrin 124 në listën e LDK-së.

“9 shkurti është festa jonë,” përfundoi Abdixhiku, duke bërë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë mes qytetarëve dhe LDK-së.