By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”
May 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Albin Kurti thotë se do ta vrasë LDK-në si mizë, merrne me mend shfaqjen e narcizmit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Albin Kurti thotë se do ta vrasë LDK-në si mizë, merrne me mend shfaqjen e narcizmit!
Opinion

Albin Kurti thotë se do ta vrasë LDK-në si mizë, merrne me mend shfaqjen e narcizmit!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/14 at 11:02 PM
Kosova Times Published January 14, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Idriz MORINA

Fjalime brutale, fyese, kërcënuese që kurrë nuk janë dëgjuar me këtë shpeshtësi, po amplifikohen nga Albin Kurti, dikur mjaft i vlerësuar për sjellje kulturore.

Është ai njeri i dikurshëm, siç e kanë njohur një pjesë apo e ka prekur fundin?!

Përveç se i quajti “zuzar”, partitë opozitare, se do të “rrokaten në opozitë”, pra duke luajtur rolin e “kallkanit”, të një ogurziu, ai bëri një gjest, që në interpretimin psikologjik, ai duhet t’i nënshtrohet një rehabilitimi të domosdoshëm.

Në demokraci normale, e të shëndetshme, ai pas kërcënimit që i bëri prokurorisë, dhe që sipas Inteligjencës artificiale, një lider me qëndrime të atilla do të ishte rrëzuar, ballafaquar me protesta, dhe drejtësisë nuk do të mund t’i ikte.

Por, gjesti me duar, se LDK-në do ta shkel si mizë me duar, flet për inkoshiencën e tij të rrezikshme, se çfarë flen në shpirtin e tij të panjohur!

Ishte një krahasim i zi dhe morbid, i nxjerrë në fushatën zgjedhore nga Kurti, duke e paraqitur poshtërueshëm Lidhjen Demokratike të Kosovës si “mizë” që lëvdohet se njerëzit po e presin me duartrokitje, ndërsa “ato duar ju e dini shumë mirë se çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”, ndërsa përpalsi duart sikur ta kishte “zënë” “mizën” LDK!

E para LDK-ja ka një histori të shndritshme, që e krijoi dhe udhëhoqi lëvizjen e papërsëritshme, për liri, demokraci e Pavarësi!

LDK-ja u udhëhoq për 15 vite, nga Dr. Ibrahim Rugova, që përveç se intelektual i jashtëzakonshëm ishte figura më e dashur shqiptare në histori, që e votuan dhe e deshën deri në 95% të shqiptarëve. Që është i vetmi fitues i zgjedhjeve mbi 56%, pas luftës, përkundër që edhe rreth 15% të votave iu vodhën, sikurse një pjesë iu vodh në dy palë zgjedhje nacionale.

Ishte i vetmi, që i fitoi bindshëm katër palë zgjedhje radhazi, dhe kush e di sa do t’i fitonte, po të kishte mbijetuar.

AI i fitoi zgjedhjet edhe kur ia vranë bashkëpunëtorët më të ngushtë, por edhe të terrenit, edhe pse ia plagosnin, rrahnin, kërcënonin bashkëpunëtorët e mbështetësit e tij!

Si duket ai imazh, nuk e ka kënaqur mjaftueshëm Kurtin, prandaj mbytjen e “mizës” LDK, e bëri tri herë, (sipas raportimeve të mediave).

Ndërsa, përkundër gjithë asaj dhune sistematike disa vjeçare, ‘99-2005, dhe pavarësisht të gjithave Rugova bënte thirrje vetëm për drejtësi, kurrë nuk i sulmoi kundërshtarët e tij politikë, e aq më pak të kërkonte apo të nxiste hakmarrje!

Dhe mbi të gjitha Rugova, është arkitekti i shtetit të Kosovës, dhe i vetmi lider që as pas luftës kurrë nuk pranoi kompromise të dhimbshme, edhe kur kërkonin miqtë tanë, në emër të Pavarësisë, duke iu kundërpërgjigjur se ‘kompromiset e dhimbshme Kosova i ka bërë”, kur ka pranuar të ndahet nga çështja shqiptare në Maqedoni e në Ish-Jugosllavi.

Ndërsa, ti Albin në dy vjetorin e qeverisjes tënde bëre kompromiset më të dhimbshme dhe më të turpshme, për të drejta autonome për serbët, dhe për eksterritorialitet për kishën ortodokse serbe!

Prandaj, çfarëdo mosdurimi që të kesh me LDK-në, qoftë atë historike, qoftë atë të tanishme, je plotësisht infantil për ta “shlyer” me gomë historinë!

Në vijim citati i plotë i Kurtit, sipas mediave online:

“Kur na rastit të dëgjojmë naj udhëheqës të LDK që thotë se po i pëlqen populli e ka simpati për ta, kjo mu m’i përngjan asaj mizës që thoshte kudo po shkoj po më presin me duartrokitje. Pra kur ata thojnë që populli është si ajo miza që lavdohet se njerëzit po e presin me duartrokitje. E ju e dini shumë mirë që me ato duar që duatrokasin çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”, tha Kurti.

You Might Also Like

Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh

Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv

Brenda lojës së re të pushtetit të Rusisë

LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

TAGGED: #Idriz Morina
Kosova Times January 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ferizaj, 18 raste të dhunës gjatë muajit maj

Kosova Times Kosova Times June 3, 2024
Schwabe: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk duhet të lidhet me dialogun
KMDLNj, qytetarëve: Paditeni KESCO-n, ZRrE-në dhe KEDS-in – kërkoni kompensim
Incident tronditës në familjen mbretërore norvegjeze
“Liria, besimi dhe pajtimi” – qëndrimet dhe dëshirat e serbëve dhe shqiptarëve nga veriu i Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?